Paraja dhe feja, më të ngjashme seç mendojmë: I gjithë sistemi ynë financiar është i ngritur mbi besim!

Diana Brown
Ka qindra (sipas disa vlerësimeve, mijëra) fe në mbarë botën. Fjalorët e Oksfordit e përcaktojnë fenë si “besimin dhe adhurimin e një fuqie kontrolluese mbinjerëzore, veçanërisht një Perëndi apo disa perëndi personale”. Bazuar në këtë përkufizim, mund të nxjerrim disa krahasime interesante mes adhurimit të një perëndie dhe adhurimit të parasë së plotfuqishme. Sepse: Çfarë është paraja nëse nuk është një “fuqi kontrolluese mbinjerëzore”?
Nuk është se të gjithë njerëzit adhurojnë paranë – apo ekonominë, apo institucionet financiare. Por, shumë prej kurtheve të fesë së organizuar, janë të ngritura përreth tyre. Në librin e tij “Teologjia e Parasë”, filozofi Philip Goodchild shkruan se i gjithë sistemi ynë financiar është i ngritur mbi besimin.
Paratë tona kanë vlerë sepse ne biem dakord që kanë. Sidomos teksa paraja bëhet gjithnjë e më digjitale – si kartat e debitit dhe Bitcoini – ideja e besimit tek vlerat monetare është thelbësore për strukturën ekonomike që kemi ngritur. Monedha në thelb përfaqëson një premtim për të paguar një borxh, që mbështetet prej një institucioni financiar, si një bankë tregtare apo një bankë qendrore. Pa besimin tek ky premtim, paratë tona nuk vlejnë as sa letra ku janë printuar.
Dhe, nuk kanë qenë gjithmonë të printuara. Në të kaluarën, gjërat me vlerë si çokolatat, kripa, piperi dhe të tjera mallra me vlerë përdoreshin për shkëmbim me të tjera mallra e shërbime.
Kështu që, përveç faktit që kemi një sistem ekonomik të bazuar në besimin, ka edhe të tjera aspekte të financës që pasqyrojnë fenë. Shumë fe, për shembull, kanë tempuj apo vende të shenjta ku mund të shkosh të adhurosh, apo të flasësh me një prift, apo anëtar të shenjtë, që të ndihmon të interpretosh vullnetin, sipas perëndisë apo perëndive të tyre. Edhe Wall Streetin, apo cilëndo bursë, mund ta interpretojmë në mënyrë të ngjashme: një qendër e ekonomisë që zien, me investitorë që thërrasin të blesh a të shesësh aksione, bazuar në asgjë tjetër përveç besimit të investitorit – ose në thelb, besimin në vlerën e diçkaje.
Fuqia misterioze e tregut të lirë ose e ekonomisë, gjithashtu duhet të përkthehet në terma laikë për shumë prej nesh, veçanërisht pasi krijimi modern i parave është kaq i komplikuar. Ai përfshin kredi, huadhënie, bankë rezervash të pjesshme dhe kështu me radhë. Ne mbështetemi në këshilltarët financiarë për të interpretuar vullnetin e tregut për ne. Dhe, keqmenaxhimi ose keqinterpretimi mund të rezultojë në një “goditje” prej forcës së “mbinatyrshme”, në formën e recesioneve ekonomike dhe depresioneve, siç pamë në shumë vende gjatë krizës financiare globale të vitit 2008.
Feja është përdorur për të kontrolluar sjelljen njerëzore përmes kërcënimit të ferrit apo premtimit të jetës së përjetshme në Parajsë. Por, filozofi Goodchild argumenton se paraja dhe borxhi janë sot motivuesit kryesorë të bashkëpunimit njerëzor, kështu që një pjesë e madhe ka nisur të ndërthuret me fenë. Ekziston një sekt shumë i madh i krishterimit që njihet si ungjilli i begatisë, i cili konsideron pasurinë personale si shenjë e të qënit bekuar prej Perëndisë, duke i lidhur edhe më shumë paranë me fenë.
A do të thotë kjo që ndonjëherë do të krijohet një sekt zyrtar? Apo që forma më tradicionale të fesë do të anojnë në favor të një teologjie të parasë? /“Net”/bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe