LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëvjeçari vjedh veturën, policia detyrohet ta ndjekin djaloshin që po voziste deri në 160 kilometra në orë (Video)

Dhjetëvjeçari vjedh veturën, policia detyrohet ta ndjekin djaloshin që po voziste deri në 160 kilometra në orë (Video)

Një dhjetëvjeçar nga Cleveland, Ohajo kishte vjedhur veturën familjare, për të cilën gjë, policia ishte detyruar ta ndiqte.

Por, përveçse e kishte vjedhur veturën, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, djaloshi kishte dalë me të në autostradë, duke vozitur me shpejtësi hiq më të vogël se 160 kilometra në orë.

Madje, siç thuhet më tej, policia, vetëm pas disa kilometrash ndjekje, ka mundur ta ndalojë atë.


Edhe pas kapjes së tij, thuhet se ai ka tentuar të kundërshtojë policinë, duke tentuar t’i godasë edhe me grushte. /Telegrafi/