LAJMI I FUNDIT:

Fillon procedura për falimentimin e “Feni Industri”

Fillon procedura për falimentimin e “Feni Industri”

Gjykata Themelore në Veles ka hapur procedurë paraprake për shqyrtimin e kushteve për hapjen e procedurës së falimentimit për ndërmarrjen “Feni Industri” nga Kavadari. Për udhëheqës falimentues është emëruar, Mirosllav Atanasievski nga Gostivari, ndërsa seanca e parë është emëruar për 13 nëntor në Gjykatën Themelore në Veles.

Kërkesa për hapjen e procedurës falimentuese për “Feni” dje e dorëzoi “Komercialna Banka AD” – Shkup, “Stopanska Banka AD” – Shkup dhe “Silk Roud Bank AD” – Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga bankat informojnë se qëllimi i dorëzimit të procedurës falimentuese, është që në afat më të shkurtër të mundshëm me vazhdim të aktiviteteve të Feni Industri që të kryhet riorganizimi.


Ata propozojnë që të gjendet investues serioz i cili do të mundet t’i marrë dhe servisojë obligimet e “Feni Industri” ndaj të punësuarve, bankave dhe kreditorëve tjerë dhe me investim plotësues të mundësojë vazhdimin e mëtutjeshëm të punës së kombinatit.

Pronari i tanishëm i Feni Industri Kuniko, ka obligime të pashlyera prej 40 milionë eurove ndaj 3 bankave, por edhe 20 milionë euro ndaj kreditorëve tjerë./Telegrafi/