Mirë këta që në ekran janë të degjeneruar, po juve a ju ka humbur pulti për ta ndërruar kanalin?

Iva Tiço
“Qëllimi i televizionit borgjezo-revizionist është të degjenerojë masat”, thuhej në një nga qindra parullat që përpara ’90-ës afishoheshin ngado, që t’i tregonin popullit se si duhej jetuar sa më mirë për të qenë qytetar i denjë i vendit, që kishte mbetur i vetmi fanar komunist.
Sot kohërat kanë ndryshuar dhe ne jemi vetë vend kapitalist. Bëjmë çmos të dukemi edhe borgjezë, por jo gjithmonë ia dalim. Parullat e dikurshme i kemi harruar. Thjesht, na bëjnë të vëmë buzën në gaz, kur na dalin përpara. Por, kemi parullat e sotme, që i shkruajmë nëpër rrjete sociale, tituj portalesh, grupe whatsapp-i.
Dhe, ato që po lexoj këto ditë nuk është se në thelb janë ndryshe nga kjo e mësipërmja, thjesht janë formuluar me frymën e shekullit të ri.
Për shembull, po ta formuloja sipas parullës së mësipërme zhurmën e këtyre ditëve për shfaqjen e vajzave të zhveshura në ekrane dhe trajtimin e femrës si objekt, do ta shkruaja fiks kështu: “Qëllimi i televizionit borgjezo-revisionist, që përfaqësohet nga Ardit Gjebrea dhe Ermal Mamaqi, është të degjenerojë masat”.
Po mirë këta që duan të na degjenerojnë, po ne masat pse i shohim? Mirë ata kanë këto qëllime armiqësore, po ne ku e kemi pultin e televizorit?
Mirë ata që i trajtojnë vajzat si objekte seksuale, po këto vajzat me zor po i marrin? A nuk janë “masat” ato që këtë lloj shfaqjeje kërkojnë? Apo masat e duan dhe pastaj po masat ngrihen kundër?
Përtej parullës së dikurshme, televizioni i sotëm “borgjez” nuk ka aspak si qëllim edukimin e masave.
Si kapitalist që është, ka qëllimin e vetëm të shfaqë prodhime që mbulojnë kostot e veta dhe të sigurojë fitime për pronarët. Pra, të nxjerrë në ekran ato programe që sigurojnë audiencë, që pastaj audienca të sjellë reklamë. Kush është audienca? Masat.
Pra, prodhohen ato që duan masat. As më shumë e as më pak.
Nëse nuk do mendonin pikërisht shifrat e audiencës, Ardit Gjebrea apo Ermal Mamaqi mund të bënin programe thjesht për qejf të shpirtit të tyre, me këngë në piano apo humor anglez, sepse që të dy nuk janë as të çmendur, as “të degjeneruar” që të përdorin kërcimtare pa mbathje apo balerina me këmbë përpjetë.
Thjesht, kështu ua do puna. Masat e kanë vetë në dorë të mos i shohin më të tilla programe, të na tregojnë që vërtet preferojnë gjëra të tjera. Dhe televizioni kapitalist do t’ua japë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Nuk u zgjodh nga publiku për t'u rikthyer, reagon Redoni: Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe