Elsa Skënderi
Ditët e fundit, kur të gjithë janë kapërthyer dashje pa dashje në një debat të ethshëm politiko-juridik për një politikan të rëndësishëm, i cili mendohet se është përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme, të tërheq vëmendjen shtimi i ndjeshëm i titujve të gazetave e portaleve online, të cilët përmbajnë leksemën bombë. Kështu, në rrjet tipologjia e titujve “me bomba” vijon nga (1) “Bomba e Luftës së Dytë/ 10 mijë vetë duhet të lënë shtëpitë…”, te (2) “3 ‘bombat’ shqiptare bëhen bashkë në Los Angeles, e deri te (3) “Bomba e prokurorit: Kemi një dëshmitar, prova e re…, (4) Bomba e ish-ministrit/ Ja çfarë deklaroi…, (5) Bombat lotsjellëse të ambasadorit Lu”.
Në titullin e parë (1), leksema bombë është përdorur me kuptimin e parë të fjalës, siç del edhe në Fjalorin e Gjuhës shqipe, “bombë. f. Predhë me madhësi e me forma të ndryshme, e mbushur me lëndë shpërthyese a me lëndë të tjera dëmtuese, që hidhet me dorë ose që lëshohet nga ajri me aeroplan; granatë”.
Ndërsa në rastin e dytë, fjala bombë ka fituar një kuptim të ri leksikor që nuk është i përfshirë në fjalor, ndonëse në ligjërimin bisedor të gjithë folësit e shqipes e dinë se bombë, si në titullin në fjalë (2), i referohet një vajze a gruaje që është fizikisht tepër tërheqëse a joshëse. Me këtë kuptim fjala na shfaqet edhe në sintagma emërore të tipit seks bombë, që është një huazim nga anglishtja dhe që reduktohet në formë eliptike në fjalën bombë.
Se përse përzgjidhet pikërisht një fjalë e këtillë në titull dhe çfarë efektesh krijon ajo te lexuesi/ receptuesi gazetarë e audiencë e dinë fare mirë, ndërsa sa për gjuhëtarët, semanticienët kjo dukuri duhet studiuar në kuadër të dukurisë së lëvizjes semantike dhe zgjerimit të kuptimit. Fjalët në diskurs (ligjërim) nuk përdoren në mënyrë arbitrare, ky është një ndër postulatet e gjuhësisë që merret me studimin e tekstit dhe me studimin kritik të diskursit. Po të shohim titujt nr. (3), (4) dhe (5), vihet re se fjala bombë është përdorur me kuptimin “2. fig. bised.
Goditje e rëndë dhe e papritur; diçka që ndodh papritur dhe që bën shumë përshtypje”, siç jepet edhe në Fjalor. Çdo lexues i vëmendshëm i shtypit, mund të kontrollojë në uebfaqet e organeve mediatike se titujt që i përkasin këtij tipi të tretë të “bombës”, janë shtuar ndjeshëm, veçanërisht kur fjala ka qenë për mbulimin e ngjarjes dhe debatit rreth ish-ministrit të dyshuar për veprimtari të jashtëligjshme1.
Diskursi politik dhe ai mediatik japin e marrin nga njëri-tjetri pa reshtur, teksa ndikojnë në formësimin e opinionit publik. Veçanërisht media dhe gazetarët luajnë një rol tepër të rëndësishëm për të përzgjedhur nga gjithë tabloja e një ngjarjeje, një aspekt të caktuar të saj, duke lënë në hije (qëllimisht ose jo) kësisoj aspekte të tjera të kësaj tabloje. Kjo përzgjedhje dhe shpërfaqje e një dukjeje të realitetit përkundër një tjetre, është në thelb ajo që i ndan shkruesit, artikujt e gazetat në të djathtë a të mëngjër, liberalë a konservatorë, feministë, nacionalistë, e kështu me radhë.
Teknika e të përzgjedhurit është një teknikë inkuadrimi (framing) dhe është studiuar gjerësisht nga shkenca e komunikimit dhe e ashtuquajtura analizë e përmbajtjes (content analysis). Leksema bombë në titujt e gazetave nuk përdoret në mënyrë të rastësishme, pasi që e kornizon argumentin dhe i ndihmon lexuesit/ receptuesit të kuptojnë një zhvillim të ri në lidhje me ngjarjen në fjalë. Në titujt ku thuhet se gazetari lëshon bombë, apo bomba e prokurorit, fjala bombë i referohet një deklarate, një dëshmie apo një thënieje që është e papritur dhe shkakton shumë habi.
Siç vihet re, në tymnajën e deklaratave, dëshmive, thënieve e kundërthënieve për ishministrin, “bomba” po fiton një kuptim të ri leksikor, si rezultat i reduktimit të sintagmës deklaratë bombë> bombë. Po bombëhedhësit? Sa u takon bombëhedhësve të titujve të gazetave, ata nuk janë njerëz të zakonshëm, por figura të rëndësishme në shoqëri ose njerëz të veshur me pushtet. Mjaft të shohim disa tituj: “Gazetarja plas bombën, ekzistojnë përgjimet, disa politikanë kanë lidhje me krimin”, “Deklarata bombë e Bashës/ Paratë e CEZ në parajsa fiskale”, “Kryemadhi lëshon “bombën” kundër ambasadorëve”, “Deklarata bombë e Arian Çanit”, “Ish-ministri ‘plas bombën’: krerët e policisë ishin menaxherët e kanabisit”; “Dosja Habilaj”, gazetari lëshon ‘bombën’”.
Pra “bombëhedhë- si” është një agjent me peshë në diskurs dhe sjell një ndryshim në rrjedhën e derimëtanishme të ngjarjes. Kaq shumë bomba, mos kemi luftë? Po! Veçse lufta për të cilën bëhet fjalë është luftë konjitive e konceptuale. Ka të bëjë me mënyrën se si folësit, jo vetëm ata të shqipes, i kategorizojnë dhe strukturojnë njohuritë e idetë e tyre. Kështu, ne kemi prirjen për të vendosur paralele analogjie midis të njohurës dhe të panjohurës, konkretes dhe abstraktes.
Mekanizmi gjuhësor me të cilin e realizojmë këtë shëmbëllesë konceptuale është metafora konceptuale. Për ta ilustruar, në thënien JETA ËSHTË LUFTË, jeta i përket lëmisë së abstraktes, ndërsa lufta konkretes; duke mos e njohur mirë se si është jeta, metaforikisht e përvijojmë shëmbëllesën e saj konceptuale me luftën, të cilën në një pikë të caktuar e kemi përjetuar konkretisht2.
Në rastin e titujve me “bomba”, situata politike inkuadrohet duke parashtruar në debatin që gëlon deklarata apo dëshmi, të cilat konceptohen si “bomba”. Metafora konceptuale që i përfshin formulime të tilla gjuhë- sore është ARGUMENTI ËSHTË LUFTË. Veç përimtimeve të nevojshme të teorive gjuhësore që shpjegojnë e përligjin titujt me “bomba”, nuk duhet harruar se debatet, ngjarjet apo proceset e rëndësishme asnjëherë nuk mbeten veç me karakter juridiko-politik, por ngërthejnë në vetvete pashmangshmërisht përbërës të natyrës diskursive e gjuhësore, që mund të shfaqet në mënyra nga më të ndryshmet, si për shembull formulime që fshehin vepruesin (atë që kryen një veprim) dhe përgjegjësitë, forma që e përjashtojnë ose përfshijnë audiencën, forma që sjellin si të pranueshme përmes gjuhës një prerje të caktuar të realitetit përkundër një tjetre, e kështu me radhë. Fjalët, gjuha, diskursi nuk përdoren në mënyrë arbitrare. As titujt me bomba.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A