Teksa pritet të zbulohen dokumentet e klasifikuara për një nga momentet përcaktuese të historisë amerikane të shekullit 20-të, vrasjen e Presidentit John F. Kennedy, janë të shumta teoritë se kush qëndron pas vrasjes.
Kennedy u qëllua nga Lee Harvey Oswald më 22 nëntor 1963, ndërsa vizitoi Dallas, Texas. Ka pasur spekulime pafund rreth rrethanave të vdekjes së Presidentit 46 vjeçar.
Ujku i vetmuar – versioni zyrtar
Pas ngjarjes tragjike, Presidenti Lyndon B. Johnson krijoi komisionin Warren për të hedhur dritë mbi vrasjen.
Në vitin 1964, komisioni arriti në përfundimin se Kennedy u vra nga një vrasës i vetëm, ish-marinsi amerikan Lee Harvey Oswald.
Ai qëlloi me tre plumba nga një dritare e katit të gjashtë në Departamentin e Librit Shkollor të Teksasit dhe dy plumba arritën objektivin.
Rezultatet e komisionit hodhën poshtë idenë e komplotit, por megjithatë CIA dhe FBI fshehën disa prej informacioneve.
Një revole e dytë?
Pas një dekade më vonë, vdekja e Kennedy u hetua edhe një herë – këtë herë nga Komiteti i zgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA për vrasjet (HSCA).
I themeluar në vitin 1976, komiteti lëshoi raportin përfundimtar në vitin 1979, i cili u pajtua me gjetjet e Komisionit të Warrenit, megjithëse shtoi se kishte një “probabilitet të lartë” që dy persona të armatosur qëlluan ndaj Kennedy.
HSCA gjithashtu zbuloi se Kennedy ishte “ndoshta i vrarë si rezultat i një komploti”, megjithëse nuk hyri në detaje.
Komplotet komuniste
Nuk është sekret që Oswald vizitoi Bashkimin Sovjetik për shkak të bindjeve të tij marksiste. Ai u përpoq të merrte nënshtetësinë sovjetike, por dështoi.
Megjithatë, ai u zhgënjye me BRSS, i cili duket se ka siguruar arsyet për përfshirjen e supozuar sovjetike në vrasjen e Kennedy.
Disa muaj përpara vrasjes, Oswald njoftohet se vizitoi ambasadat kubane dhe sovjetike në Meksikë për të ri-aplikuar për një vizë sovjetike, por dështoi përsëri.
Mes spekulimeve të një komploti amerikan për të vrarë udhëheqësin kuban Fidel Castro, kjo i shtoi ‘lëndë djegëse” teorisë se Oswald bashkëpunoi me qeverinë kubane për të vrarë Kennedy.
Megjithatë, kjo u hodh poshtë nga Komisioni Warren, me raportin që deklaroi se as Bashkimi Sovjetik, as Kuba nuk ishin “përfshirë në vrasjen e Presidentit Kennedy”.
Komplot i CIA-s
Ndërsa tensionet me Kubën komuniste vazhduan të rriteshin, CIA tentonte të rrëzonte Castron, e cila përfshinte operacionin e tyre të keq Gjirit të Derrave.
Pavarësisht se Oswald nuk ka lidhje me CIA-n, sipas Komisionit Warren dhe HSCA, dolën disa teori duke pretenduar se agjencia donte hakmarrje për operacionin e dështuar, për të cilin fajësonte Kennedy dhe për planin e supozuar të presidentit për të shkurtuar buxhetin e saj.
Shpesh është paraqitur si “provë” është fakti se agjenti i CIA-s E. Howard Hunt dhe ushtari amerikan Frank Anthony Sturgis ishin midis tre burrave, që u fotografuan atë ditë pranë Departamentit të Librit.
Hunt ishte përfshirë në operacionin e “Gjirit të Derrave”, ndërsa Sturgis ishte një aktivist anti-Kastro.
Të tjerë thonë se vetë Oswald ishte një agjent i CIA-s, edhe pse kjo, dhe përfshirja e Hunt dhe Sturgis, u hodh poshtë gjithashtu nga Komisioni Warren.
Njeriu me çadër
Dëshmitarët e panë atë që ata thanë se ishte një njeri “i dyshimtë” që mbante një çadër, ndërsa mjeti i Kennedy po voziste, pavarësisht se ishte një ditë e qartë dhe me diell. Një teori është se ‘njeriu me çadër’ ka sinjalizuar autorët.
Njeriu u identifikuan më vonë si Louie Steven Witt, i cili shpjegoi se çadra ishte një formë proteste kundër babait të Kennedy dhe mbështetjen ndaj kryeministrit britanik Neville Chamberlain.
Chamberlain, ishte i njohur gjithashtu për mbajtjen e çadrës dhe u pa si “Hitleri i qetësuar” në krye të Luftës së Dytë Botërore dhe Kennedy ka ofruar mbështetje ndaj Chamberlain. /oranews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova