LAJMI I FUNDIT:

Truproja rrëfen minutat e fundit të Hitlerit dhe urdhrin e tij, pak para vdekjes (Foto)

Truproja rrëfen minutat e fundit të Hitlerit dhe urdhrin e tij, pak para vdekjes (Foto)

Truproja personal i Hitlerit ishte i pari që e pa trupin e tij të pajetë. Ai ka përshkruar me detaje minutat e fundit të jetës të diktatorit nazist dhe ditët e fundit të sundimit të tij mizor.

Autobiografia e Rochus Misch, shpjegon se si lideri nazist tha se të gjithë ushtarët hoqën dorë nga besnikëria dhe se donte që trupi i tij të digjej, pak pasi të vriste veten.


Misch ishte anëtari i fundit i mbijetuar i rrethit të Hitlerit.

Lideri famëkeq ndodhej në bunker, më 30 prill të vitit 1945, kur Gjenerali Keitel i dha mesazhin se ushtria nuk arriti të thyejë rrethimin sovjetik në Berlin dhe se fundi i Luftës së Dytë Botërore ishte i pashmangshëm.

Pak kohë më pas, Misch e dëgjoi Hitlerin duke folur me zyrtarin e partisë naziste, Martin Bormann, ku ai e paralajmëroi se sundimit të tyre po i vinte fundi.

Po atë ditë, ai dha urdhër që ushtarët të “liroheshin nga betimi i besnikërisë”, përcjell mapo.al.

Hitleri i kishte thënë tashmë ndihmësit të tij se, “ai nuk donte që trupi i tij të keqtrajtohej publikisht, siç ishte bërë me Musolinin dhe se donte që kufoma e tij të digjej”.

Truproja rrëfeu momentin kur gjeti kufomën e Hitlerit.

“Sytë e mi shkuan fillimisht tek Eva, ajo ishte shtrirë pranë tij, këpucët e saj ishin nën divan, pranë saj ai… ishte Hitleri i vdekur, sytë e tij ishin të hapur dhe të skuqur…”.

Misch u rrëmbye nga Ushtria e Kuqe Sovjetike dhe u burgos në kampet e punës për tetë vjet, pasi u përpoq të shpëtonte duke u arratisur.