Kompania “Balkan Natural Adventure”, ka shpërblyer guidat më të mira kosovare, të cilët janë zgjedhur në bazë të komenteve të klientëve të huaj, që kanë vizituar Kosovën gjatë vitit 2016, dhe kanë komentuar në llogarinë e kompanisë dhe në portalin ndërkombëtar të turizmit “Tripadvisor”.
Guida me më së shumti komente është ajo e Gzim Muratit, të cilin e kanë përmendur 7 grupe te ndryshme turistësh, ku secili prej tyre ka vlerësuar Gzimin me një notë me 5 yje, duke dhënë komentet e veta. Gzimi është vlerësuar si një guide i kujdesshëm, profesional, ndonjëherë edhe “crazy”. Kompania në bazë të këtij rezultati ka shpërblyer Gzimin me pajisje bjeshkatarie.
Guidat tjera janë shpërblyer për komentin më interesant, siç është ai për Mentor Vokshin si “njeriu që na ktheu besimin ne racën njerëzore”, si dhe guidat që janë futur në turizëm këtë vit dhe janë duke avancuar industrinë, si ajo e Adriatik Gacaferit, Astrit Kastratit, Adnan Beqiraj dhe Marigona Gashi.
Gati të gjithë guidat janë nga Rrafshi i Dukagjinit, që është duke marrë primatin e turizmit në Kosovë, me Pejën – si lidere dhe – si qytetin e dytë më të vizituar në Kosovë pas Prishtinës. Në këtë rajon të Kosovës, gjithashtu janë të vendosura kompanitë lidere në turizëm, përderisa Bjeshkët e Nemuna janë bjeshkët më të vizituara ndërkufitare në rajon, respektivisht shtegu “Peaks of the Balkans”, si produkti kryesor.
“Ne jemi kompani e vogël, mirëpo për ne stafi është çdo gjë dhe për këtë edhe konsiderojmë se shpërblimet për staf dhe organizimi i ceremonive të këtilla, është shumë i rëndësishëm”, ka thënë pronari i kompanisë, Nol Krasniqi.
Kjo ngjarje e “Balkan Natural Adventure”, është ngjarja e vetme e shpërblimeve në sektorin e turizmit ardhës në Kosovë. Shoqatat e organizatave turistike, nuk kanë arritur të bëjnë asgjë në këtë drejtim./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEfekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa "rritje e tensioneve", për të tjerët "gjë e mençur"
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete