LAJMI I FUNDIT:

Dita e fundit për hapjen e dosjeve “Kennedy” (Video)

Dita e fundit për hapjen e dosjeve “Kennedy” (Video)

Më shumë se 50 vjet nga vdekja e John Kennedy, amerikanët dhe e gjithë bota do të mund të shuajnë kureshtjen mbi raportin e plotë të qeverisë amerikane lidhur me vrasjen e tij.

Afati po afron, por Shtëpia e Bardhë ende nuk i është përgjigjur kërkesave të shumta për të sqaruar nëse Presidenti Donald Trump do të shfrytëzojë privilegjin për t’i mbajtur sekret disa prej dokumenteve, siç kanë pretenduar privatisht pjesëtarë të Komunitetit Amerikan të Inteligjencës.

Por, vendimi për t’i ndaluar publikimin qoftë edhe një pjese të vogël të dokumenteve të ruajtura me fanatizëm do t’i japë edhe më shumë zë teorive të konspiracionit.


Trump, siç e ka zakon, e ngacmoi çështjen të mërkurën pa sqaruar për çdo rast nëse planifikon hapjen e plotë të dosjes. 26 tetori 2017 shënon ditën kur merr fund fshehtësia e mijëra dokumenteve mbi vdekjen e bujshme të Presidentit popullor amerikan, të mbuluar deri tani nga sekreti shtetëror.

Pjesa dërrmuese e të dhënave mbi vrasjen e 22 nëntorit të vitit 1963 në Dallas janë bërë publike prej kohësh, por ato mijëra faqet e mbyllura vazhdojnë të ushqejnë kërshërinë dhe fantazinë e njerëzve.

Filmi i Oliver Stone në vitin 1991 “JFK” përcolli me sukses një variant mjaft popullor të ngjarjeve, duke hedhur idenë e një komploti të lartë qeveritar, ku përfshiheshin agjentë të FBI-së, CIA-s dhe krerë ushtarakë.

Historianët që e kanë studiuar me shumë kujdes vrasjen e Kenedit nuk presin që këto dokumente të nxjerrin ndonjë të vërtetë shpërthyese apo të kundërshtojnë përfundimin zyrtar se Lee Harvey Osëald ishte përgjegjësi i vetëm për ekzekutimin e kreut të administratës, transmeton tch.

Por, amerikanët do të kenë sidoqoftë një tablo më të plotë mbi mënyrën sesi u vra Presidenti i tyre i 35 dhe hetimin që pasoi ngjarjen e rëndë.

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori