LAJMI I FUNDIT:

Futet në shtëpinë e kryeplakut të fshatit pa trokitur, ndëshkohet në mënyrën më bizare – detyrohet të lëpij pështymën e tij në dysheme (Video)

Futet në shtëpinë e kryeplakut të fshatit pa trokitur, ndëshkohet në mënyrën më bizare – detyrohet të lëpij pështymën e tij në dysheme (Video)

Një berber i fshatit është detyruar të lëpij pështymën e tij në dysheme dhe më pas është rrahur me papuçe nga një grua, vetëm pse ishte futur në shtëpinë e kryeplakut të fshatit pa trokitur në derë.

Mahesh Thakur 54-vjeç, është poshtëruar para qindra bashkëfshatarëve, duke e detyruar të gjunjëzohet për ta lëpirë pështymën e tij në tokë, transmeton Telegrafi.


Ai akuzohet se ishte futur në shtëpinë e kryeplakut të fshatit Surendra Yada pa trokitur, veprim ky që konsiderohet ofendim në Indi.

Dhe pasi që në ato momente nuk ishte asnjë burrë brenda shtëpisë, si ndëshkim për veprimin atë e detyruan të lëpijë pështymën e tij në dysheme.

Ai më pas është goditur 25 herë me papuçe nga një grua. Ndërkaq të pranishmit që ishin brenda, kanë shikuar këtë moment poshtërues sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Sipas medieve indiane, ai në video dëgjohet duke thënë se kurrë më nuk do ta përsëris gabimin e bërë, dhe nuk do të futet në shtëpitë e huaja pa trokitur apo telefonuar paraprakisht. Përndryshe, rrezikohet të përfundoj prapa grilave.

Ndërkaq, lidhur me këtë veprim policia ka intervistuar tetë persona, që janë munduar të marrin në duart e tyre ligjin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori