Nezar Seiti, i arrestuari pas aksionit ne Babice, përmendet dhe ka qenë subjekt nën përgjim i Prokurorisë së Katanias për çështjen e trafikut të drogës. Në dosjen voluminoze, Seiti përmendet si një ndër dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Moisi Habilajt, i arrestuar nga autoritetet italiane. Bashkëpunëtori tjetër i ngushtë mësohet të jetë, sipas hetuesve italianë, Miridian Sulaj.
Seiti në dosje ceket me nofkën “Gazepi” dhe ka pasur role organizative në grupin e strukturuar. Ai ndihmonte grupin në logjistikë, duke siguruar karburantet për skafet me të cilët kryhej transporti i drogës, si edhe kryente transferta parash për dërgesat.
Ai ka dalë në skenë në përgjimet që janë bërë në vitin 2015 e më pas, ku sipas dosjes, Seiti ka qenë mjaft aktiv dhe ka udhëtuar disa herë nga Shqipëria drejt Italisë, për t’i ardhur në ndihmë Moisi Habilajt, raporton Panorama. Për të ka me dhjetëra biseda të përgjuara, ku flitet për skafe, karburante, si dhe për transportin e drogës dhe çmimin e tregut të zi për të.
PËRGJIMET
Biseda e përgjuar e Fatmir Minajt dhe Nezar Seitit për një garazh që do të merrnin me qira për të fshehur drogën, 9.12.2017.
Fatmiri: Ai na i jep garazhin, por do 55,00 euro në ditë, pasi e ka me hapje automatike.
Nezari: Sa do?
Fatmiri 55.
Nezari: Në muaj?
Fatmiri: E! Nezari: Por ti the “në ditë”.
Fatmiri: Në muaj, çfarë dite?!
Nezari: 55,00 euro?
Fatmiri: Po.
Nezari: Ky që e ka afër shtëpisë?
Fatmiri: Jo, jo, ky në Modica që e di Moisiu.
Nezari: Ah mirë, mirë. Në një regjistrim të 21 janarit 2017, Nezar Seiti dhe Miridian Sulaj flasin për një gomone që donin ta blinin. Sipas tyre, gomonia u kishte bërë shumë “punë”. Miridiani: Ky të çan t***… po më thoshte tani se atë gomonen që kanë marrë… atë që na bënte “punën” tonë, “mund ta blej unë”. Kështu thoshte.
Nezari: Po si do e blesh?! Më pas Nezari thotë se për atë gomone duhen 3 motorë që kushtonin 25 mijë euro, dhe në total shuma shkonte 75 mijë euro.
Në një bisedë të regjistruar më 21 janar 2017, në orën 14:14, Nezari dhe Miridiani flasin për një parapërgatitje të një zbarkimi të një ngarkese droge.
Miridiani: A ndalojmë në ndonjë qoshk, të bëjmë pak çiçin, që të mos na bëhet te miqtë.
Nezari: Po, por hajt mos të vonohemi, ta bëjmë pa zhurmë.
Miridiani: Po, po, pa zhurmë.
Nezari: “Bëheni benzinën vetë”, se duhet ta marrin nga shumë larg.
Miridiani: Po ne prandaj u dhamë kohë, që të mos e bëjmë në të njëjtin vend, a më kupton?!
Nezari: Nuk është se do të na e vjedhin.
Miridiani: Jo, jo, por nëse ata e bëjnë atë “punë”, s’duhet të merret vesh.
Nezari: Nuk po ndihen ata miqtë për ndonjë lek. Ndoshta flasim nesër, për nesër.
Miridiani: Nuk e di çfarë problemi kanë.
Nezari: Po lëri se mbase bëjnë ndonjë lek.
Miridiani: Ai na tha që lëri mos i ngacmo se të gjejnë vetë. Kështu bëjnë edhe ndonjë dorë të mirë lekësh.
Nezari: Gjithmonë na gjejnë.
Miridiani: Për nesër?
Nezari: Shpresojmë, ndoshta ikin që sot. Po si nuk u morët ndonjë kontakt?
Miridiani: Kujt mo?!
Nezari: Ndonjë kontakt me këta këtu mo, që kur të ishin gati, të shkoja t’i merrja unë. Më pas Miridiani dhe Nezari flasin për nevojën e një traktori me rimorkio, në mënyrë që të futet në det për të tërhequr skafin me drogë në breg.
Nezari: Si do e gjejë traktorin?
Miridiani: Traktorin? Si do e gjejnë?
Nezari: Do e blejnë traktorin?
Miridiani: Po, ata e kanë…
Nezari: Ka rimorkio?
Miridiani: Ee me rimorkio… ja po ia themi tani, se herën e fundit nuk ua thamë.
Nezari: Po traktori për ta tërheq e?
Miridiani: Po pra, për të hyrë dhe për ta tërheq…
Nezari: Mirë ai vjen vetë aty dhe pastaj duhet me hy në ujë që ta tërheqësh.
Miridiani: Për ta hyrë në ujë është ok, e tërheqim me traktor e nxjerrim në breg, por për të shtyrë me e fut prapë në ujë, duhet traktori. Do bëhet shkëmbimi që në ujë më kupton, është gjithë ajo gjë.
Nezari: Po i themi të marrë rimorkio të madhe, por ai ecën shumë avash. Megjithatë, e marrim, e marrim se ja na fundoset dhe s’kemi si e nxjerrim pastaj. Imagjino si mund të jetë deti.
Miridiani: Po pra, po!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“I hyrën në veturë dhe e goditën me thikë disa herë” – kërkohet paraburgim për të dyshuarit që tentuan ta vrisnin 23 vjeçarin në Ferizaj
Palevski kërkoi përjashtimin e prokurores Kërstevska dhe gjithë PTHP-së, gjykimi do të vazhdojë më 3 shkurt
Stigma, armiku i fshehur i të mbijetuarve të dhunës seksuale
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës