LAJMI I FUNDIT:

Është vetëm 11-vjeçe, fiton çmimin shkencëtarja më e re e SHBA-ve

Është vetëm 11-vjeçe, fiton çmimin shkencëtarja më e re e SHBA-ve

Ajo është vetëm 11 vjeçe dhe ka marrë çmimin si shkencëtarja më e re e Amerikës, për shpikjen e saj fenomenale: një mënyrë të lirë dhe të shpejtë për të diktuar ujin e ndotur me plumb.

Gitanjali Rao u zgjodh fituesja mes 10 finalistëve që kishin punuar për 3 muaj me shkencëtarët për të zhvilluar idetë e tyre.


Pajisja e vajzës së vogël përdor nanotubat e karbonit për të diktuar praninë e plumbit në ujë, e këtë e bën thuajse në sekondë, ndërkohë që metodat aktuale kushtojnë shumë dhe përfshijnë dërgimin e kampionit në laboratorë për t’u analizuar.

Mijëra sisteme uji në SHBA raportohet se janë ndotur nga plumbi dhe shpikja e Gitanjalit u frymëzua nga një krizë e ngjashme në Flint, në Michigan, ku zyrtarë lokalë po paditen për ndotjen e ujit.

Pajisja e saj quhet “Tetis”, sipas perëndeshës greke të ujit, e përmes një sensori të lidhur me një aplikacion celulari lexon thuajse në çast dhe mjaft saktë sasinë e plumbit në ujë, transmeton tch.

Vjaza e re tha se dëshiron që ta përmirësojë pajisjen, në mënyrë që të shitet për publikun. Veç vlerësimit si shkencëtarja më e mirë e re në SHBA për vitin 2017, ajo mori edhe një shpërblim prej 25 mijë dollarësh.

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Interesante
Kalo në kategori