Njerëzit të cilët jetojnë në pjesë të Evropës veriore e kanë përdorur vajin e mëlçisë së merlucit për shekuj me radhë që ta përmirësojnë imunitetin dhe të mbrohen nga dimrat e ftohët dhe të gjatë për të cilët edhe njihen këto shtete. Vajin e mëlçisë të merlucit e kanë përdorur edhe si një zgjidhje natyrale për trajtimin e reumatizmit, dhimbjeve të nyejve , për muskujt e tendosur dhe shumë sëmundje tjera.
Burim primar i vajit të mëlçisë së merlucit ishte mishi i freskët i peshkut ‘Gadus morhua’. Ndërsa ky peshk nuk ishte shumë i shijshëm për shumicën e njerëzve, popullata tradicionale ndjeu se ishte e vlefshme për të përfituar nga efektet e shumta të këtij vaji, transmeton Telegrafi.
Çfarë është vaji i mëlçisë së merlucit?
Vaj i mëlçisë së merlucit është një burim i shkëlqyer i vitaminave esenciale duke përfshirë vitaminën D dhe vitaminën A, si dhe acideve yndyrore anti-inflamatore omega-3. Duke pasur parasysh se shumica e njerëzve nuk hanë ushqime anti-inflamatore mjaftueshëm që të sigurojnë vitaminën D dhe omega-3 , të cilat luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e mirë kardiovaskular, hormonal, imun, riprodhues dhe neurologjik, preferohet konsumimi i rregullt si për të rritur ashtu edhe për fëmijë.
Ju mund ta konsumoni atë si vaj ose në formë të hapave. Çdo lugë çaji i vajit ka rreth 41 kalori dhe 4,5 gramë yndyrë sipas USDA, i ndarë në mes të acideve yndyrore të ngopura dhe të pangopura.
Aspekti më i dobishëm i konsumimit të vajit është sepse përmban nivele të larta të acideve yndyrore omega-3, të njëjtin lloj të cilin e gjejmë në peshk apo ushqim deti si salmoni, skumbri dhe sardelet. Është gjithashtu burim i mirë i vitaminës D.
Omega-3 dhe vitamina D janë të njohura për uljen e inflamacionit, parandalimin e koagulimit të gjakut, ruajtjen e shëndetit të trurit dhe parandalimin e depresionit.
Dhjetëra studime kanë lidhur vajin e mëlçisë së merlucit me përfitimet e mëposhtme:
– Uljen e nivelit të kolesterolit
– Parandalimin dhe trajtimin e diabetit
– Uljen e shtypjes së lartë të lartë të gjakut
– Parandalimin e sëmundjeve të zemrës
– Reduktimin e rrezikut për osteoartrit
– Trajtimin e depresionit
– Uljen e rrezikut për sëmundjet autoimune
– Luftimin e çrregullimeve të syve si glaukoma dhe mbrojtjen e syve
– Trajtimin e infeksioneve të veshëve, alergjive dhe astmës
– Parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes së veshkave
– Ndihmon për të shëruar plagët e lëkurës
– Ruajtjen e shëndetit të eshtrave dhe parandalimin e frakturave ose osteoporozës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?