LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i ri i Shkupit, Shilegov nuk do të lejojë ndërtimin e Rrotës Panoramike në Vardar

Kryetari i ri i Shkupit, Shilegov nuk do të lejojë ndërtimin e Rrotës Panoramike në Vardar

Petre Shilegov edhe pak zyrtarisht do ta merrë udhëheqjen e Qytetit të Shkupit dhe ndër pikat e para që do të sjellë është ndërprerja dhe revizioni i të gjitha ndërtimeve në projektin Shkupi 2014 ndër të cilat edhe Rrota Panoramike në Vardar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shilegov theksoi se ky projekt do të jetë shumë i dëmshëm për ujin e Vardarit ku shtrati i lumit është shumë i rrezikuar nga të gjtiha objektet të cilat u ndërtuan, dhe nuk do të mund të lejohet ndërtimin edhe i Rrotës Panoramike por të mbetet sikurse është tani si urë kalimi.


Marrëveshjet e nënshkruara për kompanitë ndërtimore do të shikohen me hollësi dhe nëse është e mundur që të vendoset në vendin e ri të Luna Park në Shkup që është lokacion më i përshtatshëm.

Rrota Panoramike ka sistem të komplikuar financiar, është aprovuar nga Qyteti i Shkupit, e ndërton Ndërmarrja e Transportit Publike kurse paratë i jep Qeveria prej Agjencionit për Komunikime Elektronike.

Qeveria e re të vetëm gjë që e bëri është ndalimi i transfereve nga buxheti shtetëror, kurse Qyteti i Shkupit edhe pse transferoi një masë të parave në ndërmarrjen publike theksoi se është për sistemin elektronik të pagesës, e jo për ndërtimin e Rrotës Panoramike./Telegrafi/