LAJMI I FUNDIT:

Janeva: Shpresojmë për ekstradim të shpejtë të Grujevskit dhe Boshkovskit

Janeva: Shpresojmë për ekstradim të shpejtë të Grujevskit dhe Boshkovskit

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva shpreson për një ekstradim të shpejtë të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit dhe se procesi i gjykimit do të fillojë së shpejti.

“Na informuan nga MPB se dy të akuzuarit janë arrestuar në Selanik. Nuk kemi informata tjera, por edhe në pjesën tjetër të procedurës ne nuk kemi asnjë kompetencë. Shpresojmë se procedura e ekstradimit do të përfundojë sa më shpejtë, se nga burgu i Selanikut do të sillen në Maqedoni dhe gjykimi do të fillojë së shpejti”, tha Janeva për ‘Deutsche Welle’.


Boshkovski dhe Grujevski janë arrestuar mbrëmë nga policia greke në aeroportin e Selanikut, kur me pasaporta të falsifikuara të Bullgarisë janë munduar të largohen nga Greqia./Telegrafi/