LAJMI I FUNDIT:

Lluka takon Majkon, bisedojnë për unifikimin e qendrave kulturore të mërgatës shqiptare

Lluka takon Majkon, bisedojnë për unifikimin e qendrave kulturore të mërgatës shqiptare

Shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka, gjatë vizitës së tij në Republikën e Shqipërisë, ka realizuar një seri takimesh me anëtarët e kabinetit të Qeverisë Rama.

Ai ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Pandeli Majko, aktualisht ministër i Diasporës së Shqipërisë.


Lluka në profilin e tij në Facebook, ka treguar se në fokus të takimit me Majkon, kanë qenë temat që lidhen me mërgatën shqiptare në tërësi, e me theks të veçantë për planet konkrete për unifikimin qendrave kulturore të shqiptarëve në diasporë.

“Aty është folur për marrëveshjet mes dy qeverive si dhe remitencat në funksion të investimeve për hapjen e vendeve të reja të punës”, ka sqaruar ai.

Ndryshe, Lluka është kryetar i shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, njëkohësisht është pjesë e departamentit të Diasporës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori