Ministria e Kulturës akoma nuk e ka gati Strategjinë për zhvillimin e kulturës për katër vitet e ardhshme. Versioni jo zyrtar i këtij dokumenti disa javë më parë ishte pjesë e një debati publik, për t’u plotësuar me sugjerime, propozime nga artistë, shoqata, aktivistë që operojnë në sferën e kulturës, shkruan gazeta KOHA. Nga ky institucion bëjnë me dije se të mërkurën do të organizohet debati i dytë, në Muzeun e Artit Bashkëkohor e me shumë gjasa edhe i fundit, përpara zyrtarizmit të tij.
Dokumenti është përgatitur nga një grup pune dhe do të shërbejë si një bazë për debatin publik intensiv nga të gjitha palët e interesuara përpara miratimit të tij final, që pritet të bëhet pas dy muajsh. Versioni i bërë publik edhe në faqen e Ministrisë, përveç orientimeve për zhvillimin e kulturës gjatë periudhës katër vjeçare, po ashtu përmbante edhe një raport të situatës në shumë institucione të kulturës, kryesisht që lidheshin me veprimet abuzive në mënyrën e pagesës së honorarëve, punësimeve, e të tjera. Në këtë dokument po ashtu konstatohet se pse gjatë viteve të kaluara Qeveria ka akorduar më shumë para për kulturën, dedikimi i tyre është bërë në formë të gabuar, pa koncept, duke penguar zhvillimin e barabartë të kulturës. Por ndërsa në raporte nuk jepet asnjë detaj për diskriminimin edhe në baza etnike, punësimeve, ndarjes së buxhetit, e të tjera, po ashtu nuk ka ndonjë theks të veçantë sa i takon kulturës shqiptare dhe piketave sesi mund të zhvillohet në të ardhmen, përveç një pike ku propozohen masa për të neglizhuar gjuhën e urrejtjes në bazë etnike, fetare, gjinore, e të tjera.
Gjatë harkut kohor mes këtyre dy debateve publike për Strategjinë nuk ka ndonjë informacion nëse ka pasur interesim nga pjesa shqiptare për t’u përfshirë në debat me propozime konkrete. Por as sesi konceptohet nga vetë ky institucion. Sekretari shtetëror, Valmir Aziri, ndër të tjera thotë për KOHA se ajo çfarë do të jetë pjesë e strategjisë për kulturën shqiptare do të duhet të përfshihet në versionin final të dokumentit. Se për çfarë konkretisht mund të bëhet fjalë nuk ka jepen detaje. Ajo që dihet për momentin është se në grupin e punës ka edhe anëtarë shqiptarë, të cilëve iu janë dhënë idetë dhe propozimet që duhet të përfshihen.
“Në tekst nuk janë përfshirë disa sfera, për të cilat Ministria dhe grupet e saj të punës janë duke hartuar analiza më të detajuara e specifike, si edhe propozime që do të përfshihen në draftin e dytë të strategjisë, së bashku me propozimet e rrethit të parë të debatit publik”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës. Në debatin e parë për Strategjinë 2018-2022, si propozime të bëra dhe konkluzione të arritura kanë qenë ato për transparencën në vendimmarrje dhe decentralizimin sa më i shpejtë i kulturës si disa prej piketave kryesore mbi të cilat do të duhet të zhvillohen politikat kulturore për periudhën në vijim. Çelja e debatit publik bëhet me qëllimin që qytetarët të jenë pjesë aktive në ndërtimin e vizionit për kahen që duhet të marrë arti dhe kultura në vitet në vazhdim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025