LAJMI I FUNDIT:

Furgoni me mundësinë e rrallë, ofron të luhet lojë derisa pritet në kolonë (Video)

Furgoni me mundësinë e rrallë, ofron të luhet lojë derisa pritet në kolonë (Video)

Kompania ruse GAZelle, në furgonin Next ka integruar edhe një lojë, që mund të luhet derisa pritet në kolonë, apo kur makina është e parkuar.

Për të kaluar kohën, shoferi mund të merret me tetrisin e famshëm, por jo edhe derisa është duke vozitur, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shihni këtë mundësi, e cila aktivizohet pasi të jenë lëvizur për disa herë shkopinjtë që ndodhen anash.


Video-loja është konsideruar kreative, por në një kohë kur të gjithë kanë pajisje të zgjuara që ofrojnë edhe lojëra të ndryshme, mendohet të jetë e panevojshme. /Telegrafi/

https://youtu.be/2-qHo7YT4w8