Anabel Gonzalez
Një rezultat pozitiv i tensioneve të tregtisë në vitet e fundit është një interes i rinovuar në kuptimin si funksionon tregtia, në termat e fitimeve totale, efekteve distribucionale, kostove të rregullimit dhe faktorë të tjerë. Qeveritë po kërkojnë vazhdimisht për mënyra të pakësimit të efekteve negative për tregtinë përmes politikave të tregut të punës dhe ndërhyrjeve më të gjera dhe studiuesit po gjenerojnë një dije të re për pasurinë për ta bërë globalizimin të funksionojë për këdo, duke qenë se po zgjidhen rreziqe të mëdha të politikës së tregtisë.
Për të huazuar titullin e një filmi australian të vitit 1982, 2017 do të kujtohet mbase si viti i jetës së rrezikshme, të paktën në terma globalizimi. Politikat e tregtisë nëpër botë janë në shqyrtim të imtësishëm dhe sistemi i hapur i tregtisë i bazuar te rregullat po kërcënohet nga presionet protektioniste në vende të përparuara kyçe. Si do ta përballojë sistemi ndërkombëtar këtë, mbetet për t’u parë. Por është e qartë që nuk do të vazhdojë puna si normalisht.
Për të naviguar pasigurinë e sotme, ndihmon ekzaminimi i dinamikave të tregtisë “pas titujve”, që ishte tema e Forumit Publik 2017 të Organizatës Botërore të Tregtisë. Pavarësisht retorikës populiste, ka prova të forta që sugjerojnë se tregtia nxit të ardhurat dhe rrit standardet e jetesës, duke shtuar produktivitetin dhe duke ulur çmimet për firmat dhe klientët. Dhe kjo është e vërtetë si për ekonomitë në zhvillim dhe për ato të përparuara.
Tregtia është çelësi i zhvillimit ekonomik global dhe përpjekjeve për t’i dhënë fund varfërisë. Për më tepër, është gjerësisht e pranuar se tregtia mund të kontribuojë edhe më gjerësisht në rritje sesa ka bërë tashmë. Qeveritë duhet vetëm të heqin pengesat në sektorët tradicionalë si bujqësia dhe të përditësojnë dokumentacionet e tyre për të shtuar sektorë të rinj si tregtia online.
Një liberalizim i tillë tregtar prek punësimin dhe pagat – një çështje që ka dalë në qendër vitet e fundit – dhe është subjekt i Raportit të Tregtisë Botërore, të publikuar së fundmi nga OBT. Raporti zbulon se tregtia më e hapur priret të shtojë pagat dhe normën e punësimit, por jo të gjithë punëtorët përfitojnë. Si ndahen fitimet varet gjerësisht nga karakteristikat rajonale dhe ndryshimet individuale të punëtorëve.
Kjo mbështet zbulimet e Ta Bësh Tregtinë një Motor të Zhvillimit për të Gjithë, publikuar bashkarisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe OBT më herët këtë vit. Siç përfundoi raporti, realizimi i potencialit të plotë të tregtisë kërkon politika të brendshme për përmirësim të aftësive dhe arsimit, pakësim të përplasjeve ndërkombëtare dhe zvogëlon kostot e rregullimeve ekonomike.
Inovacioni teknologjik është edhe më i rëndësishëm se tregtia në zhvillimin ekonomik. Por pavarësisht përfitimeve të dukshme të robotizimit, inteligjencës artificiale dhe zhvillimeve të tjera teknologjike, ka shqetësime në rritje rreth impaktit të inovacioneve të tilla në vendet e punës.
Megjithatë, sipas raportit të ri të OBT, studimet empirike zbulojnë se me disa përjashtime, ndryshimi teknologjik nuk pakëson në thelb kërkesën për krah pune dhe punësim. Në vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara, ndikimi më i dukshëm i ndryshimeve teknologjike nuk është në nivelin e punësimit, por në llojet e punëve dhe aftësive që kërkohen.
Në një tjetër raport të fundit, Shqetësime të Ardhshme? E Ardhmja e Zhvillimit të Udhëhequr nga Prodhimi, kolegët e mi të Bankës Botërore, Mary Hallëard-Driemeier dhe Gaurav Nayyar argumentojnë se firmat dhe punëtorët në vendet në zhvillim duhet të pozicionohen më mirë për të kapur mundësitë që lidhen me teknologjitë e reja dhe format e reja të globalizimit. Në këtë aspekt, ata duhet të ndjekin politika për të përmirësuar konkurrencën, aftësitë ekzistuese dhe lidhshmërinë.
Në mjedisin aktual, është mirë të shihet një fokus i rinovuar mbi mënyrat e zgjerimit të përfitimeve të tregtisë. Globalisht, një axhendë më përfshirëse e tregtisë po shfaqet, me synimin e sipërmarrjes së grave dhe pjesëmarrjen në tregtinë ndërkombëtare të vëna në krye. Shpresa tani është që duke shfrytëzuar teknologjitë dixhitale dhe duke adresuar sfida specifike që lidhen me gjininë, mund të fusim më shumë gra në lojë.
Për më tepër, ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë për të mbështetur firmat e vogla dhe të mesme që po përpiqen të marrin pjesë në zinxhirët globalë dhe në tregtinë online. Dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ringjallë përpjekjet për të sjellë më shumë investime private te vende me të ardhura të ulëta, në mënyrë që të integrohen më shumë në ekonominë globale.
Sigurisht, ka re në horizont, në formën e vendimeve të politikave që mund të përmbysin tre dekada progres në globalizim. Por këto re kanë një anë pozitive. Në vend që të rrinë duarkryq dhe të presim për stuhinë, politikëbërësit dhe akademikët po përmirësojnë kuptimin e tyre për tregtinë dhe teknologjinë dhe po përqendrohen në mënyra për të ndihmuar ata që kanë mbetur pa përfitime. Ndërsa këto përpjekje fillojnë të sjellin fruta, mund ta bëjmë globalizimin të funksionojë – për të gjithë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe