LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Rastet e paraqitura nuk janë vaksinuar, këto janë simptoma e fruthit

Ramadani: Rastet e paraqitura nuk janë vaksinuar, këto janë simptoma e fruthit

Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Hamdi Ramadani, ka treguar për simptomat e epidemisë së fruthit.

Ai ka thënë për Telegrafin, në një intervistë me gazetarin Muhamet Hajrullahu, se prej shenjave kryesore që tregojnë se personi është prekur nga fruthi, është temperatura e lartë, plogështia dhe njollat e kuqe nëpër trup, duke filluar nga koka e në tërë trupin.


Ramadani sqaron rreth epidemisë së fruthit në Kosovë: Po trajtohen 68 raste (Video)
Lexo po ashtu Ramadani sqaron rreth epidemisë së fruthit në Kosovë: Po trajtohen 68 raste (Video)

Sipas tij, rastet që janë paraqitur në këtë klinikë nuk kanë qenë të vaksinuar.

“Rastet që janë paraqitur nuk e kanë marrë vaksinën kundër fruthit. Vaksinimi kundër fruthit është shumë i sigurt dhe krijon imunitet nga sëmundje në mbi 95 për qind të rasteve”, ka shtuar Ramadani.

“Ne kemi në stafin tonë edhe katër persona që janë prekur nga sëmundja, për shkak se ajo është ngjitëse. I kemi tre mjek dhe një motër, të cilët në kontakt me të sëmurin e kanë marrë sëmundjen, mirëpo gjendje e tyre është përmirësuar dhe ka kaluar me terapi”, ka shtuar Ramadani. /Telegrafi/