LAJMI I FUNDIT:

Enterieri i shtëpisë: ngjyra rozë dhe e gjelbër duhet të jenë prezente

Enterieri i shtëpisë: ngjyra rozë dhe e gjelbër duhet të jenë prezente

Siç duket ngjyra rozë nuk është duke shfaqur ndonjë shenjë se do të zhduket nga trendet e enterierit të shtëpive tona

Kësaj radhe edhe disa nuanca të ngjyrës së gjelbër kanë filluar të përdoren për dizajnimin e enterierit të shtëpisë, transmeton Telegrafi.


Sajti ‘Pinterest’ ka raportuar se 20 për qind e përdoruesve të vet kanë ruajtur fotografi të tjegullave të gjelbra që përdoren në dhoma të ndejës, në kuzhinë dhe në tualete.

Por, kombinimi i ngjyrës rozë dhe ngjyrës së gjelbër që përdoret në të njëjtën dhomë është edhe më i popullarizuar, ku 40 për qind e përdoruesve të ‘Pinterest’ kanë shprehur dëshirën për një dizajn të tillë në shtëpinë e tyre.

Disa nga restorantet e njohura veçse kanë filluar ta aplikojnë këtë trend në enterierin e tyre, prandaj idetë e tyre mund t’i “vidhni” dhe t’i aplikoni në shtëpinë tuaj.

Dizajneri Tom Dixon ka krijuar një kombinim me divan lëkure me ngjyrë të gjelbër dhe me karrige ngjyrë rozë. /Telegrafi/