LAJMI I FUNDIT:

Arsimi plotësues dhe energjetika prioritet i dy qeverive shqiptare

Arsimi plotësues dhe energjetika prioritet i dy qeverive shqiptare

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka pritë në kabinet, ambasadorin e Shqipërisë, Qemajl Minxhozi, ku u diskutua një sërë çështjesh, me theks për takimin e përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet në Korçë më datën 27 nëntor.

Sipas një komunikate në këtë takim është diskutuar konkretisht për marrëveshjet konkrete që pritet të nënshkruhen në fushën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për diasporën shqiptare.


“Arsimi plotësues në gjuhën shqipe në diasporë është një pikë e përbashkët e dy qeverive tona pa lënë anash dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë, ka thënë me këtë rast, zëvendëskyreministri dhe njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gashi.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Vlorë, pritet të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme si në fushën e arsimit plotësues dhe ashtu edhe fushave tjera me rëndësi.