LAJMI I FUNDIT:

E thotë doktori i Harvardit: Këto janë tri ushtrimet më të mira për trupin tuaj

E thotë doktori i Harvardit: Këto janë tri ushtrimet më të mira për trupin tuaj

Nëse mendoni se vrapimi në një maratonë është bileta më e shpejtë për një trup super të mirë, I-Min Lee, profesor i mjekësisë në Harvard, ka një lajm për ju: vrapimi në një maratonë nuk është aq i mirë për trupin tuaj sa mendoni

Në vend se të vraponi distanca të gjata, të cilat mund të jenë të vështira për nyejt dhe sistemin tuaj të tretjes, Lee rekomandon t’i bëni disa ushtrime tjera.

Këto ushtrime të cilat i përmend ai, thotë se sjellin shumë përfitime si humbja e peshës, ndërtimi i muskujve, mbrojtja e trurit dhe zemrës, si dhe forcimi i eshtrave, transmeton Telegrafi.


1. Noti

Noti ndryshe njihet edhe si lloji më i mirë i ushtrimeve. Noti është sport i cili e aktivizon thuajse secilin muskul të trupit, ndërsa  i rritë të rrahurat e zemrës dhe e përmirëson shëndetin e zemrës, si dhe e mbron trurin nga problemet të cilat vijnë me plakjen.

Vlen të ceket se kur notoni rregullisht për të paktën 30 deri 45 minuta, ju bëni ushtrime aerobike – lloj i ushtrimeve që hulumtimet sugjerojnë se e lufton depresionin, e rritë disponimin, e zvogëlon stresin, etj.

2. Tai chi

Tai chi – ndryshe i quajtur tai chi chuan – është art parcial kinez i cili kombinon një seri lëvizjes për të krijuar një lloj meditimi në lëvizje. Ushtrimi performohet ngadalë dhe me lehtësi, si dhe parasheh të përqendroheni maksimalisht dhe të merrni frymë thellë.

Tai chi është në veçanti i mirë për pleqtë.

3. Ushtrimet e forcës

Ushtrimet e forcës ndihmojnë në ndërtimin e muskujve. Për të arritur rezultate të suksesshme, konsistenca është çelësi! /Telegrafi/