LAJMI I FUNDIT:

Debat për integrimet euro-atlantike në Tetovë

Debat për integrimet euro-atlantike në Tetovë

Në Universitetin e Tetovës sot në organizim të Këshillit euro-atlantik të Maqedonisë u mbajt tribunë publike me titull “Përforcimi i dialogut rinor për promovim të proceseve demokratike, në frymën e integrimeve euro-atlantike”.

Sipas zëvendësministrit të mborjtjes, Bekim Maksuti qëllimi i tryezave të rrumbullakëta dhe debateve të këtilla ështv që të ndikohet ndaj të rinjve për mirëkuptimin më të mirë të gjithë procesit dhe inkuadrim të tyre në aktivitetet për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

“NATO nuk janë vetëm çështje ushtarake, ose çështje të Ministrisë së Mbrojtjes, por ajo është edhe organizatë që angazhohet edhe për zhvillim të shkencës, arsimit, ndërsa kontribuon edhe për ballafaqim me fatkeqësi elementare, promovon vlera për paqe dhe stabilitet”, tha Maksuti.


Për kryetarin e Këshillit euro-atlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani definitivisht duhet të sqarohet se në NATO dhe BE nuk mund të anëtarësohet vetëm me qëndrim deklarativ por nevojitet përmbushje e kërkesave dhe kritereve nga tv dy organizatat që plotësohen njëra me tjetrën.

Nga Këshilli euro-atlantik i Maqedonisë paralajmëruan se tribuna dhe tryeza të rrumbullakëta të këtilla në këto tema do të organizojnë edhe nëpër më shumë qytete të tjera në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori