LAJMI I FUNDIT:

36 raste me fruth po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK

36 raste me fruth po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka vizituar Klinikën  Infektive për tu njohur nga afër me gjendjen, pas raportimit të kësaj klinike në lidhje me rastet e reja të raportuara me fruth.

Në takim me drejtorin dhe kryeinfermierin e kësaj klinike, Naser Rrustemi, ai u njoftua për numrin e rasteve të mjekuara deri tani dhe për masat që kjo klinikë ka ndërmarrë për të menaxhuar situatën.


Hamdi Ramadani, drejtor i kësaj klinike, njoftoi se momentalisht në këtë klinikë janë duke u mjekuar 36 raste me fruth, prej tyre 4 janë në gjendje më të komplikuar, përderisa 75 raste të tjera pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.

Sipas tij, pacientët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga foshnjat e deri tek mosha 40 vjeçare.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm falënderoj stafin për punën dhe angazhimin e treguar për të ofruar ndihmesën shëndetësore për rastet e paraqitura.

Ai premtoi se do të angazhohet bashkë me bordin drejtues dhe Ministrinë e Shëndetësisë që të përmirësohet gjendja qoftë për sa i përket furnizimit me barna dhe material shpenzues, por edhe infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori