LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në Kaliforni, 15 të vdekur e mbi 150 të zhdukur

Zjarret në Kaliforni, 15 të vdekur e mbi 150 të zhdukur

Të paktën 15 persona janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 150 persona janë shpallur të zhdukur nga zjarret që kanë shkatërruar rajonin e Kalifornisë veriore.

Po ashtu më shumë se 1.500 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që shpërthyen të dielën.


Nëntë nga viktimat që kanë humbur jetën janë nga Sonoma County.

Sherifi i Qarkut në Sonoma tha se 155 persona ende rezultojnë të zhdukur dhe se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të ritmit kaotik të evakuimeve, transmeton KosovaPress.

Dy viktimat e identifikuara në Napa janë  100-vjeçari Charles Rippey dhe gruaja e tij 98-vjeçare, Sara, tha policia.