LAJMI I FUNDIT:

Paul Papadimitriou, surpriza e fundit e AllWeb

Paul Papadimitriou, surpriza e fundit e AllWeb

Në 12 Tetor, Tirana do të jetë vendi ku marketerët më të mirë dixhital, inovatorët dhe folësit do të bashkohen për edicionin e dytë të AllWeb; I vetmi event i këtij lloji në Shqipëri.

“Këtë vit kemi tema dhe folës të shkëlqyer. Bazuar në përvojën e vitit të kaluar, ne jemi shumë të sigurtë se çdokush që vjen në konferencë do të dëgjojë diçka të re, të dobishme dhe frymëzuese – thotë Gerti Boshnjaku, një nga organizatorët e eventit.


“Koncepti i konferencës është që të ketë prezantime të shkurtra të shoqëruara me sesionin P & P (pyetje-përgjigje) për publikun dhe një panel për një diskutim më të thellë. Pjesë e rrjetëzimit dhe shkëmbimi jozyrtar i ideve me lojtarët kryesorë të industrisë gjithashtu përfshihet në paketë “- vazhdon Boshnjaku.

Paul Papadimitriou, bojskauti i inovacionit për startup-et dhe bizneset dhe një strateg marketingu do të jetë një nga folësit e këtij viti. Paul frymëzon audiencën e pesë kontinenteve, në evente madhore dhe në takimet private të Fortune 500. Ai e ka ndarë skenën me lider si ish-presidenti Barack Obama, CEO i Microsoft Staya Nadella, bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak dhe shumë të tjerë. Ai udhëzon kompani në mbarë botën për strategjinë e tyre të inovacionit duke përkthyer teknologjitë e reja të botës në përvoja biznesi të formuara rreth një konsumatori të shtuar, nomadë dhe fisnor. Në AllWeb ai do të flas për përvojën e klientit.

Më shumë se 200 pjesëmarrës priten këtë vit, ndër të cilët menaxherë marketingu, përfaqësues të agjencive të marketingut dhe PR, menaxherë drejtues të lartë, sipërmarrës madje edhe studentë.

Këtë vit të pranishmit do të kenë një mundësi për të dëgjuar prezantime novatore për mediat sociale, marketingu i përmbajtjeve, web analytics etj.

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Kalo në kategori