Në kulturën japoneze mund të gjejmë një pafundësi zakonesh kurioze që mund të na habitin. Disa mund të na pëlqejnë, disa jo, disa janë të rralla dhe disa nuk janë aq interesante sa të mund t’i importojmë në kulturën tonë.
Përpikmëri ekstreme. Në Japoni njerëzit janë shumë të përpiktë deri edhe tek minuta. Nëse u thua të të telefonojnë pas orës nëntë, ata do t’ju telefonojnë në nëntë e një minutë. Do t’ju vinte turp nëse do të ishit me 10 min vonesë në një takim. Shërbimet janë ekstremisht të përpiktë, e njëjta gjë ndodh me dyqanet që hapen e mbyllen në orar.
Hanë oriz për të festuar. Kanë një zakon që hanë një oriz shumë të veçantë, kur u ndodh diçka e mirë. Ky oriz quhet Sekihan dhe është një pjatë me oriz dhe fasule të kuqe. Shërben për të festuar arritjet personale dhe akademike, diplomime, shtatzani, plane martese, deri edhe tek rritja e fëmijëve. Mund t’ju duket e çuditshme, por kur vajzat kanë ciklin e parë menstrual, nënat u përgatisin këtë ushqim për t’i përgëzuar për rritjen, nga ana tjetër edhe djemve kur fillon u del mjekra. Që këtej vjen shprehja Sekihan ni shiyou- më gatuaj një sekihan, kur dikujt i ndodh një gjë e mirë. i
Pohojnë në telefon. Shumëkush e di se në Japoni është e natyrshme që njerëzit të përkulen, por dhe kur bashkëbisedojnë pohojnë me kokë si për t’i dhënë të kuptojë tjetri që po e dëgjon. E çuditshme është kur e bëjnë duke folur në telefon. Nëse shihni një japonez që përkulet kur flet në telefon me shefin, mos u habisni.
Përshkruajnë sa i mirë është ushqimi. Është zakon i përditshëm në Japoni. Ata e pëlqejnë shumë ushqimin dhe ndërsa hanë shprehen sesa i shijshëm është. E thonë disa herë sa duket sikur po provojnë ushqimin më të shijshëm të jetës së tyre. E përshkruajnë me detaje shijen si ekspertë kulinarësh.
Rrëfejnë histori tmerri për t’u freskuar. Në Japoni ka një zakon të rrallë, ai i të rrëfyerit të përrallave të frikshme në verë, qoftë mes miqsh, qoftë mes familjarëve. Rrëfejnë për t’u dridhur nga frika që të harrojnë të nxehtit. Është një zakon i përditshëm dhe në verë shfaqin filma horror në televizione.
Pastrimi i klasave. Në Japoni nxënësit pastrojnë klasat, korridoret dhe banjot e shkollës. Kjo është një formë e bashkëpunimit në grupe dhe respekt për vendin ku studiojnë. Është e njëjtë në të gjitha ambientet edukative, në sallat e arteve marciale etj. Është një leksion mbi disiplinën, transmeton bota.al.
Shefi paguan pothuaj gjithçka. Në Japoni janë të zakonshme ato që quhen Nomikai, mbledhjet e shefit me vartësit në bare pas pune. Pas një dite të lodhshme shkojnë në një Izakaya- bar tradicional, ku darkojnë dhe pinë së bashku alkool. Pas qefit duhet paguar, por vartësit kanë një rang më të ulët dhe rroga është e vogël, kështu që paguajnë një sasi të vogël, ndërsa shefat paguajnë pjesën më të madhe të faturës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Lulja e kufomës” lulëzon pas shtatë viteve – bima e rrallë me erë “vdekjeprurëse” tërheq mijëra vizitorë
Atletja shënon rekord botëror duke përfunduar 44 “pull-ups” në një minutë
Burri që vendosi një kafaz rreth kokës për ta lënë duhanin: Historia e turkut që bëri bujë nëpër botë
Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore
Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan
Burri që vendosi një kafaz rreth kokës për ta lënë duhanin: Historia e turkut që bëri bujë nëpër botë
"Lulja e kufomës" lulëzon pas shtatë viteve - bima e rrallë me erë "vdekjeprurëse" tërheq mijëra vizitorë
Vrapuesi i maratonës së akullit thyen rekordin botëror
Vajza indiane ia pret penisin të dashurit sepse i refuzoi martesën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova