Na duhet mjaft kohë që të gjejmë çantën ideale, ndërkaq mënyra se si e bartim flet shumë për ne
Qoftë kur bartni çantën mbi supe, në duar apo nuk e bartni fare, ekspertët e të folurit të trupit theksojnë që në atë mënyrë zbulojmë shumëçka për veten.
Shikoni se cila nga mënyrat që e bartim çantën çka flet për ne:
Çanta mbi supe dhe pranë trupit
Ju jeni praktike dhe ju duhet verifikimi i të tjerëve që jeni person i besueshëm. Nuk dëshironi të shpenzoni kohën tuaj në gjëra të parëndësishme, keni nevojë që të jeni person i mençur në publik dhe vazhdimisht kujdeseni për veten. Nëse shtrëngoni çantën për trupi derisa e bartni tregon frikën, mungesën e vetëbesimit apo shqetësimin në mos dikush t’ju plaçkitë.
Çanta lirisht bie mbi supe
Ju jeni spontane, e shkujdesur dhe pranoni jetën ashtu siç është. Njerëzit ju njohin si njeri me vetëbesim dhe besnik. Nuk çani kokën për markat dhe brendet, stili juaj është funksional dhe i lirë, transmeton Telegrafi.
Çanta e varur në dorë
Vazhdimisht kujdeseni për statusin dhe pozicionin, por jo rrallë kështu theksoni markën e çantës të cilën e bartni. Zakonisht kështu barten çantat e mëdha, andaj kjo është shenjë që dëshironi të tërhiqni vëmendjen. Bartni çantën me krenari dhe kjo ju jep ndjenjë superioriteti.
Çanta në dorë
Njerëzit ju shohin si mirë të organizuar dhe person të suksesshëm. Njerëzit të cilët bartin kështu çantën dëshirojnë të tërheqin vëmendjen në veshjen e tyre. Para vetes. Nëse mbani çantën me të dy duart para vetes atëherë tregoni që jeni e turpshme dhe keni nevojë që të mbroheni. Është e mundshme që vuani nga anksioziteti dhe dëshironi që të qëndroni anash.
Çanta e kryqëzuar përpara trupit
Dëshironi që të ecni lirisht, por që sërish mund të mbroni çantën tuaj dhe që vazhdimisht ta keni pranë vetes. Bartja e këtillë e çantës ju mundëson që të ecni lirisht në mes të turmës së njerëzve dhe është e zakonshme edhe për njerëzit të cilët jetojnë në qytete të mëdha.
Çanta e kryqëzuar pas shpine
Ju jeni e qetë dhe kështu tregoni që u besoni të tjerëve. Shëtisni me mendje të hapur dhe me qëllimin e qartë, ndërsa çanta ju është vetëm shfaqje e pavarësisë suaj. Nuk dëshironi të ngarkoheni me gjërat që i bartni.
Çantë shpine
Njerëzit të cilët bartin çantë shpine janë të pavarur dhe dëshirojnë të kujdesen për veten dhe për të tjerët. Derisa t’ju jetë liria e nevojshme, ju dëshironi të jeni të gatshme ndaj çdo situate të mundshme. Besoni në jetë të shëndetshme, nuk çani kokën se çka mendojnë të tjerët për ju dhe jeni krenare për veten që mund t’ia dilni vetëm.
Nuk bartni fare çantë
Nëse nuk bartni çantë, atëherë mbështeteni te të tjerët që t’ju bartin gjërat. Jeni ballafaquar aq shumë sa që bartja e çantës vetëm mund t’ju pengojë. Kjo mbase do të thotë që aq shumë e doni lirinë sa që nuk dëshironi që asgjë t’ju ngarkojë. Jeni shumë e sigurt në atë që jeni dhe dëshironi që dikush t’ju konsiderojë ashtu siç jeni, jo të gjykojë për ju në bazë të asaj që bartni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
A duhet të mbahet televizori në dhomën e gjumit?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur