Dhuna me armë ndërpret sërish një grumbullim paqësor dhe dhjetëra njerëz vriten. Këtë herë ndodhi në Las Vegas, ku një sulmues i armatosur shtiu ndaj mijëra njerëzve të mbledhur për një festival muzikor mbrëmjen e së dielës.
Të paktën 59 persona vdiqën. Mbi 500 të tjerë u plagosën.
Kur filluan të shtënat, në Las Vegas po zhvillohej një festival i muzikës country.
Reagimet janë sërish të parashikueshme. Flamujt ulen në gjysmë shtizë. Presidenti i drejtohet kombit.
“Bashkëqytetarët e mi amerikanë; mblidhemi sërish sot në hidhërim, tronditje dhe zi”, tha Presidenti Trump.
Vëllai i sulmuesit reagoi i shokuar. “Nuk kam fjalë”, u shpreh ai.
Studimet e FBI-së tregojnë se vrasjet masive janë trefishuar gjatë viteve të fundit. Në SHBA, armët e zjarrit janë më të preferuarat.
Deri mbrëmjen e së dielës, sulmi me armë në një klub të Orlandos në qershorin e vitit të kaluar ishte sulmi më vdekjeprurës në historinë amerikane.
Nga ai sulm vdiqën 49 persona.
Por, vrasësit kanë përdorur edhe kamionë të ngarkuar me pleh kimik… si dhe aeroplanë në vitin 2001 në Nju Jork.
Nga këto raste të shumta vrasjesh masive, psikologët patën mundësinë të krijojnë një profil të vrasësve.
“Zbuluam se këta individë kanë më shumë të përbashkëta se sa diferenca”, thotë psikologu ligjor, J. Reid Meloy.
Dr. Meloy thotë se vrasësit kanë një historik problemesh psikiatrike. Janë shumica meshkuj me marrëdhënie intime problematike, dhe që i shohin vrasjet si rifitim statusi.
Edhe sulmuesit e ashtuquajtur “ujqër vetmitarë” pretendojnë se përfaqësojnë ndonjë kauzë.
“Shpesh, rrugëtimi drejt dhunës fillon me një pakënaqësi personale të përbërë nga tre komponentë. Së pari, ekziston një ndjenjë humbjeje; së dyti, është ndjesia e poshtërimit; dhe së treti, ekziston mllef dhe fajësim i një personi apo grupi njerëzish si shkaktarët e problemit”, thotë Dr. Meloy.
Një faktor është qasja ndaj armëve dhe gjithashtu edhe mediat sociale. Lajmet për vrasjet shkojnë në mbarë botën nëpërmjet Facebook-ut dhe Twitter-it.
“Më shkruanin në Facebook për të më thënë që nuk e gjenin dot. Në 6:10 të mëngjesit e pashë emrin në listën e viktimave dhe më filluan lotët”, thotë shoqja e një prej viktimave të Orlandos.
Dr. Meloy thotë se mediat sociale i bëjnë vrasësit të njohur dhe se të tjerë që i shikojnë vrasjet drejtpërsëdrejti online dëshirojnë t’i imitojnë.
Dr. Meloy parashikon edhe më shumë vrasje masive në të ardhmen. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës