LAJMI I FUNDIT:

Sulm në Las Vegas: 2 të vdekur dhe 24 të plagosur, publikohen pamjet e momentit të shtënave (Foto/Video)

Sulm në Las Vegas: 2 të vdekur dhe 24 të plagosur, publikohen pamjet e momentit të shtënave (Foto/Video)

Kazinotë janë mbyllur kurse policia është vënë pas disa personave të armatosur deri në dhëmbë në Las Vegas, të cilët kanë filluar të gjuajnë me pushkë automatike në drejtim të civilëve.

Mijëra qytetarë amerikanë po shijonin muzikën country në një festival, kur persona të armatosur filluan të gjuajnë në kazinonë Mandalay Bay, transmeton Telegrafi.

Policia e Las Vegasit ka konfirmuar lajmin se të paktën dy persona kanë humbur jetën derisa 24 tjerë janë plagosur, ku 12 prej tyre janë në gjendje kritike. Raportohet se mbi 70 persona janë dërguar me urgjencë në spital.

Siç raportojnë mediat amerikane njëri nga sulmuesi është qëlluar për vdekjes, derisa në videon e publikuar më poshtë shihen mijëra qytetarët duke vrapuar dhe fshehur pas gjësendeve për t’i shpëtuar më të keqes në Nevada.

Të shtënat filluan të dëgjohen derisa po performonte Jason Aldean.

Jon Bessette i cili ishte prezent në festivalin e muzikës country ka deklaruar për NBC: “Bendi zbriti nga skena, të gjithë filluan të vrapojnë, njerëzit ishin kapluar nga paniku”.

Ndërkaq, një dëshmitar tjetër pretendon, se ka arritur t’i sheh mbi 20 trupa brenda lokalit ku kanë ndodhur të shtëna.

Një qytetar amerikan i cili gjendej brenda hotelit të mbyllur nga policia për shkaqe sigurisë, ka shkruar në Twitter se dy persona të armatosur gjenden në katin e 32 ku edhe kanë qëlluar pjesëtarët e sigurimit të lokalit dhe policinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani i “Korean Air” pati një zbritje rreth 7 mijë metra në vetëm pesë minuta – pamje që tregojnë se çfarë përjetuan pasagjerët

Aeroplani i “Korean Air” pati një zbritje rreth 7 mijë metra në vetëm pesë minuta – pamje që tregojnë se çfarë përjetuan pasagjerët

Azia
Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë - detaje që tregojnë se si humbi dhe si mbijetoi ai

Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë - detaje që tregojnë se si humbi dhe si mbijetoi ai

Amerika
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin

Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin

Azia
Të paktën 16 të vdekur pas një zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut

Të paktën 16 të vdekur pas një zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut

Azia
Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Evropa
Kalo në kategori