Çështja e referendumit për pavarësinë e Katalunjës mbyllet me një vigjilje shumë të tensionuar. Aq sa pas një nate me të shtëna në qendrat e votimit (për fat të mirë pa aksidente), Podemos është detyruar të urojë që “nuk do ndodhë asnjë fatkeqësi”.
Orët e furishme përpara referendumit në Katalunjë, janë shenjuar prej lëvizjeve dhe përgjigjeve të vazhdueshme. Policia, e nxitur nga qeveria për të mbyllur shumicën e qendrave të votimit për të parandaluar votimin të shpallur të paligjshëm, dhe ato të katalunasve, të cilët, vetëm se duan të votojnë kanë fjetur në qendra votimi, me pizhame për të “garantuar demokracinë”.
Përveç bllokimit të qendrave, shteti spanjoll, me urdhër të gjykatës, ka lejuar që Garda Civile të marrë kontrollin e Qendrës së Përgjithshme e Telekomit, për të shkëputur aplikimet që lejojnë numërimin e rezultateve, por edhe përdorimin e mundshëm të votës elektronike. Objektivi i shpallur: pengimi i votimit në çdo mënyrë.
“Referendumi u anulua”, njoftoi menjëherë zëdhënësi i qeverisë së Spanjës, Inigo Mendez de Vigo.
“Aspak”, ka thënë preraz pas disa minutash zëdhënësi i qeverisë katalanase, Jordi Turull.
“Rrini të qetë, do të votoni!”, tha ai.
Është ky një teatër që ka vazhduar me ditë, me Madridin që ka folur për paligjshmërinë dhe Barcelonën që ka bërë thirrje për të drejtën e votës.
Gjithashtu e rëndësishme është vendosja e njerëzve, e kërkuar nga qeveria. Më shumë se 10,000 agjentë civilë dhe policorë të dërguar nga Madridi për të parandaluar votimin. Nga ana tjetër, dhjetëra-mijëra aktivistë dhe 62% e 7.5 milionë katalunasve thonë se duan të votojnë, pavarësisht vetos së Madridit. Në mes 17,000 Mossos të Esquadra katalanë.
Çfarë do të bëjnë ata? A do të pengojnë njerëzit e tyre që të votojnë?
Separatistët kanë vënë duart përpara dhe janë reshtuar me pizhama. Të gjithë në qendrat e votimit, për të fjetur, për të parandaluar që ato të mbyllen. Dhe kështu mijëra katalunas me fëmijë, si rezultat kanë pushtuar “paqësisht” strukturat, nga shkollat në palestra, deri në hapjen e qendrave, parashikuar për nesër në orën 9.
E kanë quajtur “rezistenca e pizhamave”. Eshtë e formuar nga ushqime, dyshekë, dhe në zemër dëshirën për të shprehur votën e tyre. Për shumë njerëz, pavarësisht tensioneve, është përjetuar si një festë.
Urdhërat e dhëna policisë, parashikojnë që nuk mund të vazhdojnë me zbrazjen e qendrave të votimit, nëse aty ka njerëz vulnerabël, të tillë si të mitur apo të moshuar. Diktati i separatistëve është ai i një rezistence paqësore, si ajo e një “okupasi”, një spanjoll 93-vjeçar, që ka ngritur kampin dhe është i vendosur për të votuar. Mbi të dhe njerëzit të cilët do të votojnë “po”, mbi lëvizjet e qeverisë dhe policisë dhe njohjen e referendumit, janë ngulur sytë vigjilentë të botës, të gjithë të drejtuar në Katalunjë. /HuffPost – Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Të shtëna armësh pranë kufirit SHBA-Kanada, humbin jetën dy persona
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Putin kërkon takim me Trumpin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova