Takimi i ambasadorit Donald Lu me të rinjtë e Rrëshenit u zhvillua larg kamerave, por mesazhi i tij u përhap nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Ky është mësazhi ynë i thjeshtë: Ndryshime të mëdha po vjnë në Shqipëri. Ju keni një rol të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Ju duhet të kërkoni ndryshimin nga udhëheqësit tuaj”, deklaroi Lu.
Me besimin se Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian dekadën e ardhshme, ambasadori amerikan i nxiti të rinjtë të kërkojnë dhe të arrijnë një ndryshim edhe më të madh se ai që kanë jetuar prindërit e tyre me anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave, dekriminalizimin e Parlamentit dhe reformën në drejtësi.
“Ju (të rinjtë) do të më thoni se ajo që duam është arsimimi. Ne duam punë. Ne duam atë që shohim çdo ditë në televizion nga Mbretëia e Bashkuar, nga Gjermania apo Shtetet e Bashkuara. A e dini sesi do t’i merrni të gjtha këto? Ju duhet t’i kërkoni ato. Ju kërkoni punë, siç i kanë ata në Gjermani. Ju prisni ligje kundër korrupsionit, siç i kanë ata në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe ju këmbënbgulni për liritë personale siç i kanë ata në Shtetet e Bashkuara. Ju jetoni në demokraci. Nëse ju i kërkoni, qeveria duhet të përgjigjet! Ose ju do ta rrëzoni atë”, theksoi Lu, raporton TCH.
Shembulli që dha ambasadori përpara të rinjve në Rrëshen ishte për librat shkollorë, duke inkurajuar të rinjtë t’i kërkojnë llogari qeverisë.
“Në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë edhe opozitën, kërkuan libra falas për nxënësit. Ky është një vend i vogël, nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme që qytetarët t’i kërkojnë qeverisë të sigurojë para për të blerë librat për nxënësit. Dhe kur qeveria t’ju thotë se nuk e përballon dot këtë, ju duhet ta pyesni se me çfarë parash po paguajnë për godinat e zbukuruara qeveritare, për makinat e tyre luksoze dhe për udhëtimet jashtë vendit”, tha Lu.
Pas Rrëshenit, ambasadori Lu do të japë mesazhe të tjera në qytete të ndryshme të vendit, në takime me të rinjtë me bindjen se ata janë një brez më i mirë se ky aktuali për të udhëhequr Shqipërinë drejt së ardhmes europiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025