LAJMI I FUNDIT:

Duke tentuar të bëjë akrobacione dhe të argëtoj masën, vetura e godet keq në kokë (Video, +18)

Duke tentuar të bëjë akrobacione dhe të argëtoj masën, vetura e godet keq në kokë (Video, +18)

Një akrobate nga India ka përfunduar me lëndime të rënda trupore, kur një veturë e goditi në kokë derisa po tentonte të bënte një akrobacion.

Shivani Gajbhiye po qëndronte e varur në rrethoja të hekurta me kokë poshtë e këmbët lartë, dhe në një moment vetura që po sillej me shpejtësi të madhe brenda një rrethi të betonit e godet dhe e shkel në kokë, transmeton Telegrafi.


Por, ajo çfarë është e tmerrshme është fakti se vetura vazhdoi të sillet nëpër rreth edhe për disa sekonda, ndërsa akrobatja indiane është kritikuar nga të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon.

Ata besojnë se nuk duhet rrezikuar jeta vetëm dhe vetëm që të argëtohet masa që kishin paguar për të parë një akrobacion të tillë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=adMjubLZHkY