LAJMI I FUNDIT:

Rasti ‘Titanik’, mbrojtja kërkon lirimin e Themelkos

Rasti ‘Titanik’, mbrojtja kërkon lirimin e Themelkos

Mbrojtja e kryetarit të Pustecit, Edmond Themelko do të ankimojë vendimin për paraburgim 30 ditorë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këtë për Alsat M e bëri të ditur njëri nga avokatët mbrojtës së Temelkos, Donço Nakov. Të drejtën e ankimimit mbrojta mund ta shfrytëzojë brenda 8 ditëve.

Edmond Themelko i cili u arrestua ditë më parë pas flet-arrestit ndërkombëtar dhe vendor të lëshuar nga PSP, akuzohet për keqpërdorime zgjedhore në vitin 2013. I akuzuari i Speciales në lëndën ‘Titanik’ mësohet të jetë dorëzuar vetë në polici. Mbrëmë pas bisedës informative në Stacionin policorë në Qendër, Themelko u dërgua në burgun e Shutkës për të vuajtur paraburgimin e caktuar 30 ditor.


Si bazë për flet-arrest, Specialja e kishte marrë lëvizjen e Themelkos jashtë Maqedonisë edhe pse të akuzuarit nga Gjykata i ishte konfiskuar pasaporta. Themelko kishte lëvizur disa herë nga Maqedonia për në Shqipëri dhe anasjelltas dhe mësohet që kufirin ta ketë kaluar me letërnjoftim.

Përveç Themelkos, në “Titanik” akuzohen edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski si dhe ministrat në qeverinë e tij, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkovska-Boshkovska dhe Mile Janakieski. Në mesin e 20 të akuzuarve janë edhe Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski./Telegrafi/