LAJMI I FUNDIT:

Pesë breza në një fotografi – rrëfimi interesant për një familje nga Bresana e Opojës (Foto)

Pesë breza në një fotografi – rrëfimi interesant për një familje nga Bresana e Opojës (Foto)

Edin (Sami) Abdurrahmani, shtatëvjeçari nga fshati Bresanë i Opojës duket se është fëmijë me fat të veçantë nga se i takon brezit të pestë që bashkëjeton në një familje të madhe.

Ai ka fatin të përkëdhelet nga babai, gjyshi, stërgjyshi dhe katragjyshi! Është ky rast shumë i rrallë jo vetëm në Kosovë por edhe në botë kur 5 breza jetojnë në të njëjtën kohë!

Katragjyshi i Edinit, haxhi Bajram Abdurramani i lindur më 24.01.1925 në Bresanë, ndonëse ka hyrë në dekadën e dhjetë të jetës, duket ende vital për vitet që ka.


Haxhi Bajrami, i njohur në popull si Bajram Dana për shkak se vjen nga lagjja Danaj, njëjtë si babai i tij ka vetëm një djalë (që është stërgjysh) – Haxhi Nexhmidin Abdurramanin të lindur më 04.03.1945.

Stërgjyshi i Edinit, Nexhmidin Abdurrahmani, ndonëse nuk e trashëgoi zanatin e babait të tij – gjellëbërës (është marrë me ndërtimtari deri në pensionim).

Dhe për dallim nga gjyshi Sejdiu dhe babai i tij Bajrami, të cilët kishin vetëm nga një djalë, Nexhmidini është baba i 7 djemve, të gjithë të martuar dhe që janë bërë prindër, madje edhe gjyshër duke e quar në 24 numrin e meshkujve që jetojnë në familjen me 5 breza.

Gjyshi i Edinit, Abdurraman Abdurramani i lindur më 09.12.1962, është baba i tre djemve. Ai është trashëgimtar i denjë i zanatit të gjyshit të tij, Bajramit, i cili që në moshë të re i është përkushtuar zanatit të gjellëbërësit duke e vazhduar traditën familjare.

E babai i Edinit, Sami Abdurramani i lindur më 08.02.1984, i takon brezit të katërt të familjes së Bajram Danës.

Samiu është i martuar dhe përveç Edinit ka edhe një djalë më të vogël të quajtur Isa (3 vjeç).

Samiu i cili gjendet me punë të përkohshme në Gjermani, është një nga stërnipërit më të dashur të haxhi Bajramit për faktin se i dha atij epitetin e katragjyshit, epitet ky të cilin e mban qe 7 vite, që nga lindja e Edinit!

Dëshira e haxhi Bajramit është që të shkel në shekullin e dytë të jetës dhe ta martojë Edinin për ta përjetuar edhe brezin e gjashtë! Urojmë që kjo dëshirë t’i realizohet! /kp/Telegrafi/

Edin Abdurrahmani me babain, gjyshin, stërgjyshin dhe katragjyshin!

Në trend Fun

Më shumë
Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Interesante
Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Interesante
Burri që vendosi një kafaz rreth kokës për ta lënë duhanin: Historia e turkut që bëri bujë nëpër botë

Burri që vendosi një kafaz rreth kokës për ta lënë duhanin: Historia e turkut që bëri bujë nëpër botë

Interesante

"Lulja e kufomës" lulëzon pas shtatë viteve - bima e rrallë me erë "vdekjeprurëse" tërheq mijëra vizitorë

Interesante
Vrapuesi i maratonës së akullit thyen rekordin botëror

Vrapuesi i maratonës së akullit thyen rekordin botëror

Fun
Vajza indiane ia pret penisin të dashurit sepse i refuzoi martesën

Vajza indiane ia pret penisin të dashurit sepse i refuzoi martesën

Kalo në kategori