LAJMI I FUNDIT:

Ketan Makwana, inovatori ikonë i dekadës, i bashkohet si folës Konferencës së Marketingut Digjital – AllWeb Albania

Ketan Makwana, inovatori ikonë i dekadës, i bashkohet si folës Konferencës së Marketingut Digjital – AllWeb Albania

Ketan Makwana është një folës ndërkombëtar shumë i njohur i TEDx, sipërmarrës serial dhe mentor i cili e ka nisur rrugëtimin e suksesshëm të bizneseve të tij 7 vite më parë.

Si rezultat i hendekut të aftësive që ekzistonte midis edukimit të punonjësve dhe sipërmarrësve, Ketan lansoi ‘Enterprise Lab’ e cila është shndërruar në një agjenci mbështetëse për Zhvillimin, Sjelljen & Qëndrimin për më shumë se 100.000 njerëz kudo në botë.


Në vitin 2012 Ketan themeloi dhe zhvilloi “Youth Enterprise Live” të mbështetur nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe nga eventi më i madh i fokusuar në edukimin, punësimin dhe sipërmarrjen për moshat 15-30 vjeç , të organizuar në Angli. Duke u nisur nga kjo ai mori pozicionin si Këshilltar Special i Kryeministrit për Politikat Rinore. Punë të tjera të tij përfshijnë marrjen pjesë në Samitin E20 si dhe ka një pozicion drejtues në misionin e Parlamentit Evropian & Komisionit për strategjinë e vitit 2020 për sipërmarrjen dhe punësimin.

Ketan është këshilltar i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për politikat ekonomike të të rinjve, punon me qeveritë dhe ministritë ndërkombëtare për Zhvillimin e Ekosistemit të Sipërmarrjeve, është anëtar i shumë bordeve drejtuese dhe paneleve duke përfshirë MIT dhe Konsullin Britanik, si dhe është ambasador i UKTI dhe zyrave për zhvillimin dhe mirëqenien e sipërmarrjeve të huaja në të gjithë globin.

Si një sipërmarrës Ketan është vlerësuar me:

Çmimi Smarta 100 në vitin 2012 për krijimin e një prej bizneseve më me impakt në Britaninë e Madhe

Biznesi më i vlerësuar nga “Start Young Global Awards”

I përfshirë në “Maserati 100”, të cilët janë 100 sipërmarrësit që po ndikojnë në brezat e ardhshëm

I përfshirë në “Top 100 Asian Stars” në “UK Tech” në vitin 2015

Inovatori ikonë i Dekadës i vlerësuar nga “Women Economic Forum 2015”

Ketan ishtë një finalist në:

Sipërmarrës i ekselencës në “National Diversity Awards 2014”

Mentori më i mirë në “National Mentoring Exellence Awards 2015”

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Ky është viti i dytë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

Për më tepër informacion kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Takohemi në 12 Tetor tek Tirana Business Park.

Blini Biletën tuaj Online TANI dhe kurseni 70 Euro…https://allweb.al

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Kalo në kategori