LAJMI I FUNDIT:

Kamerieri që po barte një tenxhere me supë të nxehtë rrëshqet, përvëlon vogëlushin që ishte pranë tij (Video, +18)

Kamerieri që po barte një tenxhere me supë të nxehtë rrëshqet, përvëlon vogëlushin që ishte pranë tij (Video, +18)

Një djalë i vogël nuk mund të ndalej duke bërtitur nga dhimbjet e mëdha, kur një kamerier derisa po ecte pranë tij rrëshqiti dhe ia derdhi mbi trup supën e nxehtë.

Vogëlushi është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, pasi kishte pësuar djegie nga supa e nxehtë që ishte në tenxhere, transmeton Telegrafi.


Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një restoranti në qytetin kinez Yongzhou, ku shihej vogëlushi duke luajtur me telefon mobil derisa qëndron i ulur me familjen.

Por, derisa kamerieri po kalonte pranë tij, rrëshqiti dhe tenxherja e mbushur me supë të nxehtë iu derdh mbi trup, duke e lënë vogëlushin të bërtet me zë të latë nga dhimbjet e mëdha.

Ajo çfarë është më e tmerrshme është fakti që pjesa më e madhe e supës i derdhet në fytyrë, kurse pamjet e djegies së vogëlushit janë shpërndarë në masë të madhe në internet.

Nuk dihet nëse familja e tij do të ndërmerr masa kundër pronarit të restorantit, ndërsa kamerieri kishte rrëshqitur pasi dyshemeja ishte e lagur me vaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori