LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ka ndryshuar, zgjedhjet treguan se edhe fituesi është humbës!

Gjermania ka ndryshuar, zgjedhjet treguan se edhe fituesi është humbës!

E diela e zgjedhjeve shënon një pikë kthese për Gjermaninë. Populistët e djathtë për herë të parë hyjnë në parlament dhe kancelarja Angela Merkel ka humbur elektorat.

Këto zgjedhje kanë një mesazh të qartë: Jo më kështu. E ato kanë edhe dy humbës të qartë: socialdemokratët dhe Angela Merkelin. Partia socialdemokrate ka rënë në një nivel historik të ulët me 20,8 për qind dhe kristiandemokratët, partia CDU e kancelares, kanë humbur gati 8 pikë. Një erozion – dhe në kohë normale një arsye për të menduar për dorëheqjen. Por, kohët sot janë jonormale për raportet gjermane. Këtë e tregon edhe suksesi i partisë Alternativa për Gjermaninë, AfD, që ka fituar plot 13 për qind dhe do të përfaqësohet në Bundestag. Me të, që nga themelimi i Republikës Federale të Gjermanisë, për herë të parë në Parlament futet një parti populiste e djathtë.


Një pikë kthese historike. Me zgjedhjet e së dielës vendi ka ndryshuar. Kjo nuk është një gjë e vogël. Por, as nuk është ndonjë katastrofë. Kjo është një sfidë. Në fund të fundit kjo është demokraci. E në krahasim mbarëbotëror ka arsye të forta, të besosh që Gjermania do ta menaxhojë edhe këtë sfidë. E, kjo mund të ketë edhe diçka të mirë, nëse në Parlament sërish do të debatohet me argumentet më të mira. E nuk do të qeverisë një kancelare e superfuqishme, sepse nuk ka opozitë.

Thelbësore për këtë do të jetë që partitë demokrate të mos devijojnë prej diskursit demokratik nga retorika demagogjike e AfD-së. Ato duhet t’u bëjnë ballë joshjes prej zgjidhjeve të rreme të deformuara nga populizmi dhe duhet të kërkojnë përgjigjet e duhura për problemet ekzistuese. E, më në fund, ato duhet ta marrin seriozisht atë që i tremb njerëzit, se shumë refugjatë mund ta ndryshojnë vendin e tyre. Gjermania duhet të mendojë për aftësinë e saj të diskursit. Tabuizimi i frikës i forcon ekstremet populiste.

Sfida e parë e madhe tani do të jetë krijimi i një qeverie. Është e arsyeshme që SPD-ja e ka bërë të qartë, që do të dalë në opozitë. Vetëm kështu ajo mund të rigjejë veten dhe të zhvillojë një perspektivë për të ardhmen. Përveç kësaj vetëm, në këtë mënyrë mund të parandalohet që AfD-ja të bëhet partia drejtuese në opozitë.

Angela Merkel hyn e goditur rëndë në këto bisedime të ndërlikuara koalicioni. Me këtë barrë mbi shpatulla, që shumë brenda radhëve të partisë së saj për rezultatin katastrofal, e bëjnë atë përgjegjëse dhe politikën e saj për refugjatët. Nga ana tjetër, e gjithë bota i var shpresat tek ajo, që pavarësisht këtyre rezultateve ajo mbetet njëra prej kokave drejtuese politike në botën perëndimore dhe me të Gjermania mbetet një partnere e qëndrueshme dhe e besueshme në botë. E, ç’është më e rëndësishmja, një vend i hapur dhe thellësisht demokratik.

Për këtë flet edhe ligji themelor gjerman. Ajo që vlen për të gjithë, vlen edhe për AfD-në. Neni 1: Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm.

Në trend

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Kalo në kategori