Me siguri disa herë ju ka ndodhur që të shpenzoni shumë para kur keni blerë ndonjë produkt, duke menduar që është origjinal, ndërkaq shumë shpejtë jeni bindur që është vetëm një kopje e origjinalit me cilësi shumë të keqe
Që të mos ju ndodh më kështu, është koha që të mësoni një herë e përgjithmonë të dalloni brendet joorigjinale nga ato origjinale.
1. Xhinset Levi’s
Të gjitha xhinët e kësaj marke kanë shenjën karakteristike në formë harku në xhepin e pasmë, germën e vogël “e” në etiketë (germa e madhe është vetëm te kopjet) dhe numrin serik dyfish dhe në anën e brendshme të brezit.
*Pullat janë të bëra nga metali dhe kanë të skalitur nënshkrimin “Levi Strauss” në anën e sipërme, ndërkaq në të poshtme numrin serik. Shajkat janë të punuara nga çeliku dhe kanë numrin serik edhe nga njëra anë edhe nga ana tjetër, transmeton Telegrafi.
2. Gjysmëfanellat “Lacoste”
* Pullat kanë ngjyrë të larmishme, sepse janë të bëra kryesisht nga sedefi. Janë të sheshta, me fryrje të vogël në mes. Pullat kanë dy vrima dhe nuk kanë kurrfarë mbishkrimi sipër.
* Krokodili i gjelbër është i qepur posaçërisht, dhe pastaj i ngjitur për fanellë. Gjendet në anën e majtë të fanellës, afër pjesës së poshtme të pullave (ata që i bëjnë kopje zakonisht e harrojnë këtë gjë). Dallohen qartë pjesët e trupit të krokodilit.
3. Rroba banje Victoria’s Secret”
* Të gjitha rrobat e banjës të këtij brendi janë punuar nga tekstili i dyfishtë. Rrobat njëngjyrëshe lehtë mund t’i dalloni ashtu që të tërhiqni shtresën e poshtme dhe të sipërme në drejtime të ndryshme.
*Ekzistojnë pesë madhësi: XS, S. M.L dhe XI. Kopjet zakonisht kanë madhësinë vetëm S, M dhe L. Madhësitë e sutjenave janë të shënuara njësoj si edhe pjesa e poshtme rrobave (34A, 34B etj.). Etiketat gjithmonë janë ngjyrë të trëndafiltë, të zezë, të bardhë dhe të tejdukshme.
4. Orët “Rolex”
Orët “Rolex janë punuar nga xhami i safirit. Nëse në të qitni një pikë ujë, ajo do të mbetet pikë. Ndarja për kalendar është pak e ngritur. Nga ana tjetër e xhamit gjendet fotografia e vogël e kurorës afër numrit 6 (te të gjitha modelet pas vitit 2002).
* Akrepi i sekondarit lëviz rrjedhshëm, pa kurrfarë kërcimesh. Madje edhe nëse provoni ta dëgjoni, nuk do të dëgjoni tingullin tik-tak. “Kopjet e orëve “Rolex” zakonisht kanë prapavijë të tejdukshme. Modelet origjinale gjithmonë kanë kapak metali me numrin serik dhe shenjën e skalitur nën të.
5. Syzet Ray-Ban
* Kutia është punuar nga lëkura dhe ka këto karakteristika: është e vrazhdë në prekje dhe ka logon Ray-Ban në pullë. Majtas nga pulla gjendet vula e firmës. Ana e përparme e kutisë është e vrazhdë, ndërsa e pasmja e butë. Në brendësi gjendet veluri i zi.
* Xhami i majtë në të gjitha modelet ka mbishkrimin Ray-Ban i cili nuk mund të hiqet. Xhami i djathtë ka skalitje laserike brenda dhe jashtë.
* Në mbajtësin e majtë gjendet numri serik i cili fillon me RB. Gjithashtu përmban këto informacione: ngjyrën e xhamit, nivelin e errësimit, perimetrin e thjerrëzave dhe madhësinë e urës së hundës. Në mbajtësin e djathtë gjendet emri i modelit, germa e cila shënon fabrikën e prodhimit dhe etiketën me standardet e sigurisë evropiane.
6. Atletet “Converse”
* Sholla nuk është më e vogël se 3 cm. Në anën e fundit gjendet shenja “ALL STAR” (me yllin në mes të mbishkrimit, ndonjëherë të lidhur me germën “R”) dhe asgjë më shumë. Atletet Converse gjithmonë shiten me toja të lidhura.
* Tiketa në shpinë e gjuhës ngrihet në prekje (modelet joorigjinale kanë vetëm një copë letre). Pjesa e sipërme ka dy tegela të gjerë. Në tiketë gjendet numri serik i cili ka 6 karaktere.
7. Atletet sportive “AirMax”
* Modelet origjinale kanë modul ajror nën kapakun plastik. Modelet joorigjinale nuk kanë ajër nën plastikë. Për të identifikuar komorën ajrore, patjetër duhet të shtypni atleten. Modelet origjinale vështirë ndrydhen dhe shpejt kthehen në formën origjinale.
* Nga viti 2008 tiketat përforcohen me ndihmën nxehtësisë, andaj nuk bën të kenë kurrfarë penjsh. Numri serik është kodi prej 6 karaktereve: tri karakteret e tjera janë kode të ngjyrave. Sholla është e punuar nga goma me cilësi të lartë.
8. Këpucët “Christian Louboutin”
* Kur janë të vendosura në sipërfaqe të rrafshët, gishtat dhe thembrat e këpucëve origjinale do të jenë në të njëjtin nivel: shputat flenë fuqishëm më tokë. Taket dhe pjesët anësore nuk janë të larta (kjo është shenja mbrojtëse e brendit) dhe të shtrembëruara dukshëm. Pjesa kryesore e këpucëve dhe e takave janë të punuara nga i njëjti material.
* Sholla gjithmonë është me ngjyrë të qartë, të kuqe, me vulën “Christian Louboutin”, “Made in Italy” dhe me numër të këpucëve. Kurrfarë vule tjetër apo mbishkrim nuk është i lejuar.
9. Kufjet “Apple”
Kufjet origjinale shiten në kuti plastike me mbishkrim të kaltër (joorigjinalet zakonisht kanë ngjyrë të verdhë). Pesha e kutisë bashkë me produktin është rreth 51 gramë.
* Në kufje nuk ka gjurmë të ngjitjes. Vrimat për altoparlantë janë të bëra nga metali (në ato joorigjinale zakonisht janë nga plastika). Në ato joorigjinale zakonisht mungojnë shenjat për të majtën dhe të djathtën.
10. Telefonat “Samsung”
* Telefonat origjinalë kanë display AMOLED. Njëra ndër karakteristikat e tyre është ngjyra e kuqe e zjarrtë. Produktet joorigjinale janë zakonisht ngjyrë të hirtë, të kaltër apo të gështenjtë.
* Nëse shtypni kodin *#7353#, në telefonat Samsung Galaxy origjinalë do të hapet menyja për testimin e aplikacioneve. Kombinimi *#0*# do t’ju ndihmojë të testoni ekranin, altoparlantët dhe funksionet e tjera të telefonit.
* Nën bateri gjenden kodi i modelit, numri serik dhe IMEI. Nëse shtypni *#06#, në ekran do të shfaqet IMEI plus numri serik (punon vetëm te disa modele). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje