Stanisław Strasburger
Bota dhe BE nuk ishin aq në fokus të fushatës zgjedhore në Gjermani, sidomos tek fushata e Angela Merkelit. Krahasimi me votimet presidenciale në Francë, dhe temat e Macron të zhgënjen. Sikur partitë në Gjermani, donin që votuesit të besonin, se Gjermania mbetet provinciale. Kjo megjithëse, “kombi” të cilin i referohen politikanët, me marshimin e globalizimit asnjë proces global nuk arrin ta zgjidhë në thelb vetëm.
Ndryshe në vendlindjen time, Poloni. Mediat polake u përqëndruan në raportimin mbi fushatën zgjedhore në Gjermani kryesisht tek temat e politikës së jashtme. Interesi për zgjedhjet në Gjermani është i madh. Kështu radioja publike gjermane për herë të parë në votime, do të transmetojë drejtpërdrejt në dielën në mbrëmje për votimet. Por për çfarë interesohen votuesit polakë?
Qeveria nacional-konservatore e PiS-it në Varshavë ka ashpërsuar kursin kundrejt Berlinit nga viti 2015. Shumë vëzhgues shohin më shumë një politikë të diktuar nga konjukturat e brendshme, se një strategji që synon sukses ndërkombëtar. Por në fakt suksesi i dukshëm për këtë kurs në opinionin polak, tregon, se shumë njerëz shohin arsye të caktuara për një strategji të tillë.
Ka një sërë çështjesh konkrete në marrëdhëniet gjermano-polake, temat evropiane e botërore që duket se kanë nevojë të shpjegohen e sqarohen ende. Pala polake ndjehet shpesh e pakuptuar. Këtu bën pjesë shembulli i marrëdhënies me Rusinë. Shumë polakë kanë frikë, pas zhvillimeve në konfliktin e Ukrainës. Kështu propozimi i Martin Schulzit për tërheqje të armëve atomike amerikane nga Gjermania hasi madje në refuzimin edhe të qarqeve liberaleve të majta polake. Po i njëjti qëndrim mbahet për refuzimin e SPD-së dhe (Të Gjelbërve) për mos rritjen e buxhetit ushtarak.
Shembuj të tjerë: Ndryshimi i klimës, kthesa në motorët e automjeteve, gazsjellësi Nord Stream 2, marrëdhënia e përgjithshme BE-SHBA, pa harruar çështjen e refugjatëve. Pas këtyre aspekteve fshihet ajo që njihet si psikologji sociale.
Fundverën e këtij viti, Varshava ishte mbushur me pllakate që transportonin pamje drastike si „Gjermanët kanë vrarë miliona polakë dhe kanë shkatërruar vendin tonë. Gjermanë, për këtë ju duhet të paguani!” Të formuluar në anglisht, posterat të krijonin përshtypjen, se e gjithë bota duhet të informohej për vuajtjen e polakëve dhe se fajtorët duheshin përmendur me emër. Spote të tilla gjendeshin në mediat sociale dhe fushata televizive.
Megjithë përpjekjet duket se përballja gjermano-polake me të shkuarën, me tmerret e Luftës së II Botërore të Gjermanisë hitleriane, ka dështuar në masë të madhe. Kujtimet për kampet e përqendrimit dhe shfarosjen, terrori i përditshëm dhe frika që ndjenë shumë banorë polakë, janë një barrë e rëndë për shumë njerëz edhe sot. Kohët e fundit kësaj i shtohet edhe një ndjesi e mungesës së rikompensimit, kjo shihet në posterat që kërkojnë reparacione. Edhe pse e shkuara e pazbardhur, po keqpërdoret në mënyrë të manipuluar për politikën aktuale të kujtesës të qeverisë në Varshavë, kjo nuk do të thotë, se nuk ekziston barra e së shkuarës, që sot godet.
Në një atmosferë të tillë i ndjekin njerëzit votimet në Gjermani. Frika nga AfD dhe lëvizjet e protestave të „të zemëruarve”, si edhe mungesa e besimit tek Martin Schulz dhe e gjithë SPD-ja, shpesh Angela Merkel shihet si zgjidhja më e mirë. Në një intervistë, ministri i Jashtëm polak, Witold Waszczykowski, u shpreh se BE është një „institucion… që u jep vendeve anëtare instrumente të ndryshme për të realizuar interesat e tyre kombëtare dhe programet e tyre.”
E ja ku bëhet i qartë paradoksi: Të gjitha interesat “polake” ndaj zgjedhjeve në Gjermani janë të një natyre globale. Si të tilla ato nuk mund të zgjidhen në mënyre të veçuar. Në të njëjtën kohë mbështetja për një periudhë të re me Merkelin tregon një qëndrim vendnumëro në struktura e qëndrime provinciale, thënë ndryshe të ngecura në mendimin nacional-politik.
Si mund të zgjidhet ky paradoks? Si evropian i bindur, besoj, se duhet tejkaluar trashëgimia kombëtare, dhe shtetet nacionale si aktorë kryesorë të politikës evropiane të zëvendësohen me institucionet supranacionale. Por për sa kohë nuk ka forca që angazhohen për këtë rrugë alternative, dhe të bindin votuesit, ne rrotullohemi në vend. Madje në një qark të rrezikshëm, ku tensionet mes shteteve kombëtare në Evropë vetëm mund të thellohen. Më shumë se kaq: Ka frikë, se tensionet nuk do mbeten vetëm në nivelin politik-diplomatik, por do të përfshijnë në orbitën e tyre shumë njerëz.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj