Një refugjat nga Mali i Zi që kishte migruar në Cardiff të Uellsit dhe ndër vite kishte grumbulluar pasuri të madhe, ka lënë testament që mbi tre milionë euro të shkojnë për të ndihmuar fëmijët në Kosovë, shkruan BBC.
Pasuria prej saktësisht 2.75 milionë funtesh do t’u dërgohet fëmijëve në Kosovë tash pas vdekjes së Veljko Aleksiq që prej kohësh kishte migruar në Britani të Madhe. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë atje.
Aleksiq kishte vdekur në vitin 2014, në moshën 91-vjeçare, por ai kishte lënë një testament të shkruar me dorë ku tregonte dëshirën e tij pas vdekjes.
Shokët, shoqatat e bamirësisë dhe kisha, por edhe një dokument nga forensika ishte dashur të bëhen bashkë për të interpretuar saktë se çfarë kishte dashur të thoshte ai në letrën e tij, pasi ishte e shkruar me shumë gabime gramatikore.
Duke bërë shaka me këtë fakt, gjyqtari Paul Matthews ka thënë se “edhe anglishtja e keqe mund të shërbejë për një qëllim të mirë”.
Aleksiq kishte lindur në Mal të Zi në vitin 1923 dhe kishte filluar të punonte në miniera qysh prejse kishte arritur në Britani, menjëherë pas luftës së dytë botërore.
Ai ishte një nga shtatë fëmijët e familjes, por vet nuk kishte pasur fëmijë.
Kur Aleksiq u bë 70-vjeçar posedonte shtëpi në Cardiff, Londër dhe Mal të Zi, gjithashtu edhe ishte aksionar në disa kompani.
Përkundër se Aleksiq ishte shtetas britanik, ai kurrë s’ishte mësuar mirë të fliste gjuhën angleze, shkruan BBC.
Shoqja e tij e ngushtë, Stanka Breben, kishte luftuar gjatë gjithë kohës që vullneti i tij të plotësohej dhe parat të shkonin aty ku ai kishte dashur.
Pas dëgjimit të dëshmive, gjykatësi Matthews vendosi që shumica e pasurisë së Aleksiq duhet t’i shkojë Kishës Ortodokse Serbe në Londër.
Ai gjithashtu vendosi që paratë duhet të shpenzohen për “njerëzit në nevojë, veçanërisht për fëmijët në Kosovë”, njofton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025