Më datën 14 shtator një ndër politikanët më të rëndësishëm rus, Sergej Zheleznajk, nënkryetari partisë në pushtet, partisë së Putinit “Rusia e Bashkuar” doli me konceptin e ri për “botën serbe në Ballkan”.
Ky projekt parashihet të jetë projekt i përbashkët në mes të institucioneve shtetërore ruse dhe atyre serbe. Në të parashihet edhe hartimi i një Deklarate Rajonale ka për qëllim “ruajtjen e identitetit serb, të kulturës, gjuhës dhe alfabetit cirilik në të gjithë Ballkanin.
Siç duket i nxitur nga kjo nismë, patriarku serb Irinej , i ekzaltuar menjëherë bëri një deklaratë për media (17 shtator 2017), ku mes tjerash theksoi se “Rusia do na ndihmojë të ruajmë atë që gjithmonë ka qenë e jona”.
Dihet botërisht që kisha serbe në emrin e Zotit dhe të drejtës absolute kreu krime ç’njerëzore në fund të shek.XX.
Realiteti i tanishëm edhe më tej vazhdon të jetë i papranueshëm për shovinizmin serb.
Patriarku serb Irinej paska kërkuar kthimin e sa më shumë serbëve?!
Është normale dhe njerëzore që të shpërngulurit të kthehen në vendet e tyre, në këtë rast edhe serbët, por ata dhe të gjithë duhet ta kuptojnë se Kosova është tani një shtet të pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, duhet ta kuptojnë se është edhe shteti i tyre.
Por thirrja e Irinejit “për rikthimin në tokën e shenjtë” është tejet e papranueshme dhe tendencioze.
Shqiptarët, por edhe kombe tjera në Ballkan, i kanë shumë të njohura këto thirrje të cilat aspak nuk dallojnë nga grupi terrorist i ISIS-it.
Fakte historike tregojnë për shpërnguljet masive të shqiptarëve nga trojet e tyre në territore që tashmë është nën Serbi, e me këto shpërngulje ka ardhur edhe tkurrja, humbja e territoreve të shumta shqiptare.
Patriarku Irinej dhe të tjerët që mendojnë si ai duhet të zgjohen nga gjumi dhe manitë të cilat i kanë krijuar në mite të rreme. Irinej duhet edhe të japë llogari për bekimin e krimeve serbe në Ballkan e në Kosovë veçanërisht.
Ai duhet ta kuptoj dhe pranoj se Kosova është shtet sovran, i pavarur dhe i të gjithë qytetarëve të saj.
Irineji dhe irinejët tjerë duhet ta kenë të qartë që lojërat dhe tendencat ruso-serbe kanë mbaruar dhe në Kosovë nuk ka vend për konflikte të sponsorizuara nga armiqtë e popullit të Kosovës.
Para disa ditësh u publikua raporti nga ekspertët e Departamentit amerikan në lidhje me dialogun Kosovë –Serbi, ku veç rekomandimeve të shumta parashihet edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit.
Së bashku me miqtë tanë amerikan dhe evropian ne kemi zgjedhur rrugën e lirisë dhe integrimeve në familjen e madhe evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze