Është shpallur njeriu më i pasur në Shqipëri nga Fondacioni për Liri Ekonomike dhe Samir Mane ka pranuar të flasë për paratë e tij në Opinion. Ngurroi të flasë për fitimet e vitit 2016, por sipas tij, kushdo mund të futet në faqen e internetit të QKB-së për të parë fitimet e kompanive të tij.
Ende pa mbaruar fjalinë biznesmeni, Ornela Liperi e revistës Monitor, nisi të lexojë shifrat e parave të fituara nga Samir Mane për vitin e kaluar.
“Nga ndërtimet, rreth 10 milionë euro, nga Mane TCI 8 milionë euro, nga Albcrom 7 milionë euro, NEPTUN 2.7 milionë euro e të tjera kompani me më pak para”, tha gazetarja.
Shifrat nuk janë të zakonshme dhe Fevziu ka qenë kurioz, nëse politika e ka ndihmuar. Përgjigjja e parë ishte mohuese.
“Politika nuk më ndihmon fare. Unë shes televizorë. Nuk më duhet politika për të shitur lavatriçe tek Neptun dhe lodra tek Xhambo. Ndodh që në vendet ish komuniste, fitimi quhet i pamoralshëm dhe do duhet shumë kohë që ky mentalitet të ndryshojë. Njerëzit duhet ta dinë që ne jemi njerëz normalë, që kemi riskuar investimin tonë dhe kemi fituar” u shpreh Mane.
“Po tek ndërtimi a hyn politika?” ishte pyetja e kryeredaktores së Monitor, Ornela Liperi.
Përgjigja kësaj radhe ishte më e drejtpërdrejtë nga njeriu më i pasur në Shqipëri. “Nëse në gjithë botën hyn, hyn edhe në Shqipëri. Në gjithë globin thonë, ca godina të bëhen 5 katëshe, ca 15 katëshe. Diskutimet janë kudo” u shpreh Mane duke sqaruar se mbështetja politike nuk është gjithçka.
“Njerëzit pasurohen për shkak të rriskut që merr në investim dhe për shkak të meritave. Në 200 vjet tregti njerëzit më shumë kanë humbur se kanë fituar. Kur bëra QTU për herë të parë, 99% e njerëzve nuk besonin se nuk do funksiononte,. As prindërit e mi nuk donin. Pse do blejnë domate të QTU kur i kanë te lagja? Por unë aty hodha thuajse gjithë pasurinë time, tek QTU dhe fitova” tregoi Samir Mane.
Në fakt sot, nga 100 lekë që qarkullojnë në Qendrën Tregtare Univers, 70 lekë janë fitim.
Thënë gjithë këto, Samir Mane nuk ndjehet një oligark. Termi që përdoret gjithmonë e më shpesh në jetën publike nuk ka vend në Shqipëri, sipas tij.
“Nuk mendoj se ka oligarkë në Ballkan dhe në Europë. Ka në Rusi dhe në Korenë e Veriut. Oligark unë do të isha nëse shteti do të bënte një ligj, që vetëm unë të shes televizor, ose për shembull, të shitet vetëm revista “Monitor” tha Mane duke treguar nga gazetarja e ulur krah tij, e cila bëri të njëjtën gjë që bënë të gjithë në studio, heshti. /GSh.al/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025