LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Londër, të gjithë vdiqën “në pritje të helikopterit”

Zjarri në Londër, të gjithë vdiqën “në pritje të helikopterit”

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga të mbijetuarit e tragjedisë së zjarrit në Londër, i cili i mori jetën të paktën 80 personave në muajin qershor teksa “Grenfell Tower” u shkrumbua.

Farhad Neda dhe nëna e tij ishin të vetmit të mbijetuar nga kati i 23 i ndërtesës dhe tashmë ata kanë folur në mediat britanike për momentet e tmerrit që përjetuan në ndërtesën e përfshirë nga flakët, por kanë zbuluar edhe një detaj tragjik, i cili mendohet se i ka marrë jetën rreth 40 personave.


Neda ka thënë se rreth 40 banorët dolën në tarracën e pallatit duke pretenduar se dikush i kishte thënë nga zjarrfikësit se atje do të vinte një helikopter për t’i evakuuar. Ata u ngjitën në tarracë, por helikopteri nuk erdhi kurrë dhe të gjithë humbën jetën.

Ndërkohë, autoritetet britanike kanë thënë se helikopterët nuk përdoren në të tilla situata, përcjell tch.

Farhad Neda u vlerësua gjerësisht për veprimin e tij heroik gjatë tragjedisë. Nëna e tij kishte humbur ndjenjat nga tymi i madh, ndërsa zjarri ngjitej me shpejtësi.

Neda nuk humbi kohë, por mori në shpatulla nën e tij dhe mes zjarrit e tymit arriti të mbijetonte edhe pse të dy përfunduan në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë, Sabre Neda, babai i Farhad humbi jetën pasi mbeti i bllokuar në kati e fundit të ndërtesës.

Hetimet për katastrofën e “Grenfell Tower” nisën ditën e sotme.

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Kalo në kategori