LAJMI I FUNDIT:

Angjushev heq dorë nga paga e tij, por jo edhe nga tenderët me “Feroinvest” (Video)

Angjushev heq dorë nga paga e tij, por jo edhe nga tenderët me “Feroinvest” (Video)

Koço Angjushev, zv.kryeministri për çështje ekonomike njëherit edhe funksionari më i pasur në kabinetin e Zoran Zaevit është i vetmi që ka hequr dorë nga paga e tij prej 81 mijë denarëve, duke thënë se do ta jep për qëllime humanitare. Por edhe më tej do të konkurrojë në gjithë tenderët me firmën e tij “Feroinvest”, kur do të ketë interes biznesi.

Sot në konferencë për shtyp udhëheqësia e “Feroinvest” tha se gjithçka ka qenë ligjore në tenderin e fundit të ELEM-it, me vlerë prej 2.6 milionë euro, kur firma e Angjushevit ka qenë një nga ofrueset me çmim më të lirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Drejtuesi i “Feroinvest”, Ratko Gjorgjioski, tha se tenderi nga ELEM është nënshkruar më 27 shkurt. Ndërsa oferta nga “Feroinvest” është dorëzuar më 13 prill, periudhë në të cilën Angjushev ka drejtuar me firmën, ndërsa qeveria e re akoma nuk ishte formuar. Ai shtoi se më 25 qershor Angjushev është tërhequr nga gjitha funksionet në kompani, por akoma mbetet pronar i saj.

Gjorgjioski deklaroi se “Feroinvest” ekziston 14 vite, ndërsa deri tani ka fituar disa tenderë në vend. Ai nuk deshi të tregojë se cila është shuma e përgjithshme nga marrëveshjet e deritanishme, madje as sa do të jetë fitimi nga tenderi i fundit tl ELEM.

Mbrëmë edhe vet Angjushev deklaroi se nuk ka konflikt interesash dhe se ligji nuk është shkelur, pasi ai është pronar dhe jo drejtues i kompanisë. Ai shtoi se nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale.

Ndryshe, tenderi i fundit i ELEM-it ku “Feroinvest” ofroi çmim më të ulët është për prodhimin e shiritave transportues të gomës, të cilën do të shfrytëzohen për “TEC Manastir”.

Ndërsa Koço Angjushev në vitin 2013 ishte në mesin e pesë qytetarëve më të pasur në Maqedoni, të radhitur nga “Forbes”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori