LAJMI I FUNDIT:

Prindër kujdes: Rikthehet loja vdekjeprurëse “Balena e Kaltër”, e cila po mbjell vdekje nëpër botë (Foto)

Prindër kujdes: Rikthehet loja vdekjeprurëse “Balena e Kaltër”, e cila po mbjell vdekje nëpër botë (Foto)

Një adoleshente nga India është nxjerrë nga liqeni pas tentoi të kryej vetëvrasje, por kjo nuk ishte hera e parë që ajo kishte tentuar të bëjë një gjë të tillë vetëm dhe vetëm që të ndjekë rregullat e lojës vdekjeprurëse “Balena e Kaltër”, e cila për fat të keq ka arritur të zgjerohet pothuajse në gjithë botën.

Në fillim të kësaj jave, 17-vjeçarja është nxjerrë nga liqeni pasi kishte kërcyer nga ura në Jodpur në Indi. Policia ka njoftuar se kjo vajzë ishte kërcënuar, se nëna e saj do të vdesë nëse ajo nuk kryen vetëvrasje, transmeton Telegrafi.


Në tentim që të kryej vetëvrasje, adoleshentja gjatë të martës kishte pirë një sasi të madhe të barnave për fjetje, por për fat të mirë është shpëtuar në kohë.

Besohet se ajo sërish kishte tentuar të kryej vetëvrasje, duke besuar se kjo ishte mënyra e vetme që t’ia shpëtojë jetën nënës. Ajo tani është duke u shëruar në spital.

Loja vdekjeprurëse “Balena e Kaltër” përbëhet nga 50 nivele, kurse qëllimi i saj është të krijoj “situata traumatike” në aspektin psikologjik, që përfundojnë me vetëvrasje.

“Balena e Kaltër” është shkaktare për vdekjen e më shumë se 100 adoleshentëve, që kur u shfaq në internet për herë të parë në vitin 2013.

Të gjithë ata që marrin pjesë në këtë lojë online marrin detyrat e tyre nga administratori i lojës, kurse bazohen në shikimin e filmave horror ose detyrohen të qëndrojnë zgjuar deri në orët e para të mëngjesit, por me kalimin e ditëve detyrat e tyre bëhen më të vështira, që në fund përfundojnë më vetëvrasje.

Sikur në rastin e 17-vjeçares nga India, shumica e pjesëmarrësve kërcënohen se do të mbesin pa më të dashurit e tyre nëse nuk i kryejnë detyrat e dhëna. Ndërsa në ditën e fundit të lojës, atyre u kërkohet të kryejnë vetëvrasje.

Në korrik të këtij viti, një 22-vjeçar nga Rusia është akuzuar si “truri i kësaj loje”, dhe është dënuar me tre vite e katër muaj burgim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori