LAJMI I FUNDIT:

Kongresi miraton ndihmën e emergjencës për viktimat e uraganit Harvey

Kongresi miraton ndihmën e emergjencës për viktimat e uraganit Harvey

Kongresi amerikan miratoi sot me shumicë ligjin që zhbllokon një ndihmë emergjence prej 15,25 miliardë dollarë, për viktimat e stuhisë Harvey dhe rritjen e tavanit të borxhit deri në 8 dhjetor.

Pas dhënies së dritës së gjelbër nga ana e Senatit të enjten, deputetët e Dhomës së përfaqësuesve votuan me 316 vota pro kundrejt 90 kundër, në favor të këtij ligji, që u arrit në sajë të një kompromisi mes presidentit Donald Trump dhe pakicës demokrate.

Kundërshtimi erdhi nga krahu konservator i partisë republikane, i skandalizuar pasi fondet e emergjencës nuk duhet të financohen nga kursimeve të tjera në buxhet. Konservatorët shprehën gjithashtu keqardhje se limiti i ligjshëm i borxhit u rrit pa reforma strukturore.


Por ngritja e këtij kufiri mbështet faktin se SHBA nuk do të ketë pengesa në lidhje me nivelin e borxhit në fund të muajit shtator, ndërsa presidenti Donald Trump e kishte paraqitur si një prioritet.