Octavia e ristilizuar nga tash është e pranishme me motor 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi.
Agregati, i cili është paralajmëruar në fillim të këtij viti, është marrë nga VW Golf.
Motori prodhon 150 kuaj fuqi dhe është i pajisur me sistemin ACT (Active Cylinder Management) për çaktivizim të dy nga katër cilindrat, në mënyrë që të ulet shpenzimi i karburantit.
Sistemi funksionon kur motori ka 1.400- 4.000 rrotullime në minutë, në intervalin ndërmjet 25 dhe 100 Nm dhe pranë shpejtësisë deri 115 km në orë, kur automjeti nuk ka nevojë për forcë shtesë.
Me ndihmën e kësaj teknologjie, Shkoda Octavia 1.5 TSI sipas të dhënave të fabrikës, në regjimin e kombinuar të vozitjes shpenzon 5,9 l/100 km.
Motori i ri është i lidhur me ndërruesin manual prej gjashtë shpejtësive, ose automatik prej shtatë shpejtësive DSG, i cili zëvendëson DSG me gjashtë shpejtësi nga modeli 1.4 TSI. Kur bëhet fjalë për performanca, Octavia 1.5 TSI prej 0 deri 100 km/h i arrin për 8.2 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 219 km/h në variantin limuzinë me ndërrues manual të shpejtësisë.
Motori është i pranishëm edhe në versionin karavan të modelit Octavia. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Vitin e kaluar, gjermanët eksportuan më shumë vetura elektrike sesa importuan
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'