Parashikimi i motit, deri në fund të javës në Kosovë: Vranësira dhe diell, fundjava me shi (Foto)
Në ditët e ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikim të dobët të fushave me presion të lartë mbi detin e Zi, ndërsa mbi Itali një turbullirë e ardhur nga Atlantiku do të shtojë vranësirat, e në fundjavë do të sjell mundësi edhe për reshje lokale shiu, raporton Prishtina Weather.
Të enjten dhe të premten do të mbajë mot i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Të premten pasdite, rreth zonave malore, priten mundësi për riga lokale shiu.
Ditën e shtunë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullimë, ndërsa ditën e diel mot pjesërisht i vranët.
Në fillim të javës së ardhshme një vorbull ciklonike nga Atlantiku, do të depërtojë edhe mbi rajonin tonë duke krijuar kushte për reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave normale për këtë periudhë, me minimale nga 10C deri në 13C, e maksimale nga 25C deri në 28C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 1-7m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbresë nën vlera normale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City